Dua Lipa është motivuar nga kritikat për t’u treguar të gjithëve se ajo është ende e fuqishme.
Ylli i popit, 25 vjeç, foli për “Vanity Fair” në lidhje me karrierën e saj në kopertinën e një reviste në korrik / gusht, ku zbuloi se një meme virale i rrëzoi besimin, por e shtyu që të punojë më shumë, shkruan “People”.
Ajo meme buroi nga performanca e Lipa-s në vitin 2018 në “Brit Awards”, ku artistja këndoi hitin “New Rules”. Në një koment dikush shkroi: “Unë e dua mungesën e saj të energjisë, vajza që nuk na jep asgjë!”
Komenti u bë viral dhe preku thellë këngëtaren britanike.
“Është një gjë kur njerëzit janë të ashpër me ty, por ti e di që ke bërë më të mirën tënde. Por është tjetër gjë kur njerëzit sillen shëmtuar ndaj teje dhe ti e di që në të vërtetë nuk ke pasur mundësi të jesh më i miri, sepse je përpjekur të bësh gjithçka menjëherë,”- tha këngëtarja” për “Vanity Fair” .
Pas memes, Lipa tha se dëshironte të sigurohej që “kishte shumë kontroll në faktin që do të bënte muzikë dhe prova”.
“Unë do t’u provoj njerëzve se mund ta bëj këtë dhe se jam këtu për të qëndruar“,- tha artistja në atë kohë.
Lipa që atëherë ka marrë vlerësime për performancat e saj duke filluar nga “Grammy Awards”, “American Music Awards”, “MTV EMA” dhe së fundmi çmimet “Brit 2021”.
Burimi / PanoramaPlus
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.