Lifestyle

January 16, 2018 | 10:16

Nuk shkoi! Big Mama rrëfen detajisht ndarjen! (VIDEO)

Emri i saj ishte ngado në mediat e shkruara e kërkesa për të qenë në intervista u rrit. Ishte hapi për t’u dobësuar që ndërmori Big Mama që e solli fuqishëm vëmendjen drejt saj, që të ndante edhe eksperiencën rreth këtij vendimi gjigant për t’u transformuar.

Fjalën e fundit në famën aktuale të saj e pati edhe pjesëmarrja në spektaklin “C’est La Vie”, ku thjesht: SHKËLQEU.

Tani e kishte radhën që rrëfimin ekskluziv mbi të dashurin me të cilin u nda para pak kohës, ta jepte në Prive.

Lajmin se ishte në një lidhje serioze ajo ia dha pikërisht stafit të emisionit, e tani e kishte për borxh shpjegimin për ndarjen.

Këngëtarja këtë javë ka sqaruar se ajo dhe ish i dashuri i saj identiteti i të cilit s’u bë publik asnjëherë, u ndanë për shkak se lidhja e tyre nuk po funksiononte më, ndonëse edhe rrethi familjar i çiftit ishte në dijeni për ata të dy. Pra në terma popullore: ishte familjarisht!

Burimi: Prive KlanKosova / https://www.youtube.com/watch?v=WwOJLfia8tY

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top