Dëshmi

February 18, 2023 | 9:10

“Nuk të kujtohet më jeta që ke bërë më parë”/ Rihanna flet si asnjëherë për mëmësinë, dëshirën dhe planet për t’ju rikthyer muzikës

Rihanna ka pozuar për kopertinën e muajit mars të revistës prestigjoze ‘British Vogue’ me partnerin saj A$AP Rocky dhe djalin e tyre, emri i të cilit ende nuk është zbuluar për publikun.

Në intervistën e quajtur “Rihanna Reborn” (rilindja e Rihannës), këngëtarja flet për mëmësinë, datën e publikimit të albumit të saj të ri dhe performancën e paharrueshme në Super Bowl Halftime”.

Kur do të publikohet albumi i ri i Rihanna-s?

Albumi i fundit i artistes, ‘Anti’ i cili u publikua në vitin 2016, zbuloi se muzika është sërish një prioritet në jetën e saj. Ajo gjithashtu siguroi se albumi i saj i ri duhet të dalë në 2023: “Unë dua që të jetë këtë vit. Si, sinqerisht, do të ishte qesharake nëse nuk do të ishte këtë vit. Por unë dua vetëm të argëtohem. Unë thjesht dua të bëj muzikë dhe të bëj video.”

Para performancës së saj në Super Bowl në State Farm Stadium, Rihanna tha se albumi i saj i nëntë në studio do të jetë ndryshe nga çdo gjë që ajo ka bërë më parë: “Ndihem e hapur për të eksploruar, zbuluar, krijuar, gjëra që janë të reja, gjëra që janë të ndryshme, gjëra që janë të çuditshme, mund të mos kenë kurrë kuptim për fansat e mi, e dini”.

Teksa foli për mëmësinë Riri u shpreh: “Ti vërtet nuk e kujton më jetën që ke bërë më parë”.

Ylli i hitit “Diamonds” foli për nëntë muajt e parë të mëmësisë dhe shtatzëninë e dytë. “O Zot, është legjendare. Është gjithçka. Vërtet nuk të kujtohet jeta më parë, kjo është gjëja më e çmendur që më ka ndodhur ndonjëherë.”

Dëshirat, gjërat që të pëlqejnë, gjithçka, thjesht nuk identifikohesh me të, sepse as mendërisht nuk ia lejon vetes të arrish kaq larg sepse… sepse nuk ka rëndësi”, tha ajo.

Sa i përket marrëdhënies me djalin e saj, këngëtarja u shpreh se vogëlushi do më shumë Asap-in.

“Unë jam ajo vajza që përpiqet të hyjë në klubin e djemve, duke pritur radhën time. Ai është i fiksuar pas babait të tij. Dhe unë them: ‘A nuk të linda unë? Çfarë po ndodh?’”

34 vjeçarja, e quajti lidhjen midis Rocky dhe djalit të tyre të vogël “të pamohueshme”.

 

 

 

 

/Panoramaplus.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top