Mënyra më e mirë për të shmangur një sherr është të përgatisni diskutimin kur ai paralajmërohet i vështirë. Këshilluesit amerikanë Stone, Patton e Heen propozojnë t’i shtroni vetes 7 pyetje para se të filloni debatin:
-Cili është varianti im i fakteve? Cili është ai i bashkëbiseduesit tim?
-Cilat janë synimet e mia? Çfarë impakti mund të ketë tek tjetri?
-Çfarë di për synimin e tij? A e ka shprehur? A lidhet me hipotezëntime?
-Me çfarë ndikova në krijimin e problemit? Po ai?
-Cilat janë ndjenjat e mia? A është i përgjegjshëm bashkëbiseduesi im?
-Në sherrin tonë, çfarë më lëndoi?
-Çfarë të vërtete ka në qortimin e tjetrit? Çfarë zgjidhjesh objektive mund të marrim në konsideratë?
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.