Dëshmi

August 17, 2019 | 8:09

Nusja shoqërohet në altar nga njeriu që jeton me zemrën e babait të saj

Kur Jeni Stepien u martua, ajo dëshironte që babai i saj të ishte me të. Michael Stepien vdiq dhjetë vjet më parë, pasi u vra nga një 16-vjeçar gjatë një grabitjeje në Swissvale, një qytet në rrethinën e Pittsburgh, në Shtetet e Bashkuara.

Megjithatë, në ditën e saj të rëndësishme ajo kishte zemrën e tij, e cila vazhdon të rrah ende: për ta shoqëruar atë në altar ishte Arthur Thomas, 72-vjeçari që jeton falë organit të dhuruar nga Michael. “Kur mbërriti në kishë ai më mori gishtat dhe m’i vuri mbi dorën e tij dhe më tha: “Ndjeheni pulsin.” Ishte e pabesueshme, unë me të vërtetë ndjeva rrahjen e zemrës. Ajo ishte aq e fortë”.

Dhjetë vjet jetë

Thomas, i cili ka 4 fëmijë, po numëronte ditët e fundit të jetës kur në vitin 2006 mjekët i thanë që kishin gjetur një zemër që i përshtatej. “Në këto dhjetë vjet kam parë fëmijët e mi të diplomohen dhe ndoshta do të jem në gjendje t’i shoh ata të martuar,” tha ai. Në këto dhjetë vjet, familja e Michael u desh të vazhdonte pa të. Ishte kënaqësi e madhe për mua të bëja këtë gjë të vogël për Jenin”.

Ishte partneri i saj Paul Maenner, 34 vjeç, i cili sugjeroi që ta bënte këtë gjë. Thomas i kishte shkruar familjes Stepien sapo u shërua nga transplantimi dhe kishte qenë në kontakt me ta, gjatë gjithë kësaj periudhe. Por takimi i parë i tij me Jenin ishte pikërisht në ditën e saj të dasmës, kur e shoqëroi në altar. “Mendova se ai ishte personi i përsosur – shpjegon ajo – sepse ai ka një pjesë të babait tim që jeton me të”.

 

Burimi / https://www.corriere.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top