Këshilla & Arsye

March 18, 2019 | 12:08

Nutricionistët këshillojnë shmangien e këtyre ushqimeve për të qëndruar në formë

Për të mos torturuar veten me dietat strikte, nutriocionistët rekomandojnë të hahet ushqim i shëndetshëm dhe të bëni ushtrime. Ekspertët gjithashtu kanë krijuar tabela dhe lista të produkteve të bazuara në vlerat e tyre ushqyese. Ne të gjithë e dimë se buka e bardhë, ushqimi i skuqur, ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara janë të ndaluara, por ka më shumë produkte që duhet të futen në listën e ushqimeve të ndaluara.

Kosi i frutave

Një kos i ëmbël frutash mund të jetë i shijshëm, por nuk është një produkt i domosdoshëm i qumështit. Nutritionistët rekomandojnë shmangien e produkteve të qumështit që përmbajnë niseshte dhe përbërës të tjerë. Në vend të kësaj, shtoni disa manaferra të freskëta, erëzat dhe ekstraktin e vaniljes tek kosi juaj natyral.

Orizi

Është thënë se orizi është pothuajse si bukë, por orizi i bardhë është më pak i dobishëm. Ai përmban një sasi të madhe të karbohidrateve të thjeshta që mund të shkaktojnë shtim në peshë. Nutricionistët pretendojnë se orizi mund të jetë i mirë për shëndetin tuaj, vetëm nëse është oriz i cilësisë së lartë.

Majdanozi

Majdanozi mund të jetë vërtetë i dëmshëm nëse nuk dini ta përdorni gjatë gatimit. Nutricionistët rekomandojnë të mos shtoni majdanoz në ndonjë gjellë deri pak para se ta shërbeni atë, në mënyrë që majdanozi të ruajë të gjitha elementet e vet të dobishëm.

Salcat

Salcat e blera në dyqan përmbajnë sheqer. Nutricionistët sugjerojnë që më mirë të përdorni një domate të freskët për të pasuruar shijen se sa salcat.

Rrushi

Mund të duket e çuditshme, por rrushi nuk është aq i shëndetshëm. Rrushi përmban sheqer. Nutriocionistët rekomandojnë që rrushi të hahet në sasi të moderuar, për të mos rritur sasinë e sheqerit në gjak.

Misri

Pas shumë ekzaminimeve të ndryshme, shkencëtarët kanë arritur në përfundimin se misri i modifikuar ndikon në organizmat tokësorë dhe ujorë. Ata kanë vënë re edhe se poleni nga misri i modifikuar përmban një helm të dëmshëm. Në shumë vende, ky lloj i misri është i ndaluar. Nuk rekomandohet të hani misër të konservuar.

 

 

 

Burimi / gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top