Gjithmonë e kemi ditur se frutat duhen konsumuar gjithmonë pas vaktit ushqimor, na lejoni t’ju tregojmë se ky ves është i gabuar. Revista “Times of India”, na kanë treguar arsyen pse duhet t’i hamë frutat gjithmonë para buke.
Sipas nutricionistëve koha më e mirë për të konsumuar fruta është në mëngjes herët pas një gote me ujë. Ndërkohë që ngrënia e tyre menjëherë pas vaktit ushqimor nuk është aspak e këshillueshme, pasi stomaku nuk arin t’i tresë këto të fundit në mënyrën e duhur. Idealja është që frutat të konsumohen një orë përpara vaktit ushqimor, ose dy orë pas këtij të fundit.
Frutat kanë tendencën ta kryejnë më shpejt procesin e fermentimit kur ndihmohen nga substancat që prodhon stomaku dhe gjithashtu treten me kollaj nga ky i fundit se ushqimet e tjera. Pra, nëse ju hani makarona dhe pas tyre fruta, tretja e makaronave do të ndalojë tretjen e frutave dhe kështu ato do të fermentohen në stomak gjatë kohës që presin radhën e tretjes.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.