Nga nutricionistët e “Harvard School of Public Health” në Boston (ShBA) vjen një propozim “provokator” për të luftuar mbipeshën dhe për të edukuar të rinjtë me shije më të shëndetshme.
Prodhuesit e pijeve me gaz duhet të realizojnë një lloj të ri pijesh gjysmë të ëmbla, me nivel sheqeri të barabartë me 30%, krahasuar me ato që gjenden në treg, si dhe pa ëmbëlsues artificialë. Sot një kanaçe pije, 330ml përmban mesatarisht rreth 4 lugë të vogla sheqer (35 gramë).
Sipas studiuesve të Harvard-it kjo sasi sheqeri është shumë e tepërt, pasi kjo duhet të jetë maksimumi një lugë e gjysmë.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 131
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.