Dëshmi

September 8, 2022 | 8:15

Nxënësi i mbijetuar nga masakra në Teksas, rikthehet në shkollë me bluzën dedikuar shokët që humbi

Hera e fundit që AJ Martinez ishte në shkollë ishte 24 maji, kur u qëllua në këmbë teksa fshihej nën çantën e shpinës, kur një person i armatosur vrau dy mësueset e tij dhe 19 shokët e klasës në Robb Elementary në Uvalde, Teksas.

Ai e pa agresorin të hynte në klasë e dëgjoi kur i tha mësueses: ‘Natën e mirë’, përpara se të lëshonte një lumë të shtënash. AJ dëgjoi gjithashtu oficerët në korridore gjatë 77 minutave që u deshën nga koha kur i armatosuri hyri në shkollën e qytetit të vogël deri në momentin kur u vra. AJ u largua nga shkolla atë ditë me gjakun e dikujt tjetër në fytyrë, me gjasë nga shtrirja në dysheme me të vdekurit dhe të plagosurit. Që atëherë, ai ka qenë i trishtuar, i zemëruar dhe i frikësuar. Dhe ai ka bërë shumë terapi fizike. Por kur viti i ri shkollor nisi të martën e djeshme, AJ, tani 10 vjeç, u rikthye me një buzëqeshje në fytyrë.

“Kam fjetur mirë”, tha ai për CNN, teksa mbante veshur një bluzë ngjyrë gështenjë me fotot e mësueseve të tij të vrara, Eva Mireles dhe Irma Garcia, dhe 19 shokëve që humbën jetën. Mbi të shkruhej: “Mësuesit dhe shokët e mi të klasës, përgjithmonë”.

Robb Elementary është mbyllur dhe nxënësit e tij janë shpërndarë nëpër institucione të tjera dhe shkolla virtuale. ‘Jam nervoz sepse nuk jam mësuar me këtë shkollë,’ tha AJ teksa hynte në një shkollë tjetër të qytetit.

 

 

Përgatiti K.I / Burimi bbc.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top