Ushqimet që janë miqësore me diellin dhe nxisin nxirjen e shpejtë të lëkurës.
-Shtoni në dietën tuaj fruta dhe perime (karrota, kajsi, pjeshkë, pjepër, panxhar të kuq …) ngjyra e tyre tregon një shumëllojshmëri të veçantë të beta-karotene, një shenjë paralajmëruese e vitaminës A, e cila nxit direkt prodhimin e melaninës.
-Boronica, rrushi dhe luleshtydhet janë të pasura me polifenole, agjentë që mund të luajnë një veprim të fuqishëm antioksidues.
-Peshku dhe frutat e detit janë të pasura me omega 3 dhe acidet yndyrore, për t’u mbrojtur nga dielli, riparimin kolagjenit dhe fibrave, që vihen në provë gjatë ekspozimit në dielli. Ato gjithashtu përmbajnë zink dhe selen, minerale që rigjenerojnë qelizat.
-Asnjëherë mos e humbisni Vitaminën E . Sidomos në qoftë se keni lëkurë të thatë dhe të ndjeshme, e cila në verë dehidratohet. Ju e gjeni atë në vaj ulliri, bajame dhe avokado.
-Mos harroni kurrë domaten, e cila përmban një substancë të veçantë ( lycopene ) me një veprim mbrojtës.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.