Në fokus

November 18, 2016 | 10:40

Obama fton në Shtëpinë e Bardhë vogëlushin shqiptar që e mahniti me letrën prekëse

E mbani mend Aleksin? “Ne të gjithë mund të mësojmë shumë nga Aleksi, 6-vjeçari i cili preku zemrat e shumë njerëzve në botë, kur ai hapi dyert e shtëpisë së tij për një fëmijë sirian, i prekur nga lufta në Siri”. Kështu tha presidenti Barack Obama pasi u takua me djalin me origjinë shqiptare në Shtëpinë e Bardhë.

Letra e Aleksit drejtuar Obamës para disa muajsh, u shpërnda mijëra herë në internet në shtator. Javën e kaluar, Aleksi kishte veshur një kostum të ri dhe vizitoi Obamën në Uashington. Shtëpia e Bardhë publikoi një video në Instagram nga takimi të enjten, duke inkurajuar shikuesit për të mbështetur çështjen e refugjatëve.

“Bukuria dhe mirësia jote shpresojmë t’i bëjë njerëzit e tjerë të mendojnë në të njëjtën mënyrë”, i tha Obama djalit të vogël, i cili përmes letrës së shkruar, ftoi fëmijën sirian të jetonte me familjen e tij.

I nderuar President Obama, e mbani mend atë djalin që e morën me ambulancë në Siri?” shkruan Aleksi në një letër, e cila u publikua nga shtëpia e bardhë. “A mund të shkoni ta merrni e ta sillni në shtëpinë tonë… do ju presim me flamuj, lule dhe tullumbace. Do i sigurojmë atij një familje dhe do e konsiderojmë si vëllanë tonë”.

2

Presidenti i SHBA, i citoi fjalët e Aleksit në Universitetin e Kombeve të Bashkuara para se Shtëpia e Bardhë të filmonte vetë Aleksin duke i lexuar. Ishte Obama që e ftoi djalin e vogël, së bashku me prindërit e tij dhe motrën e vogël Catherine, në Shtëpinë e Bardhë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top