Të rinjtë obezë apo mbipeshë kanë më shumë probleme me kujtesën se sa bashkëmoshatarët e tyre në moshë normale.
Një studim i ri i realizuar nga kërkues të Universitetit të Kembrixhit tregon se rritja e mbipeshës shkon në përpjestim të drejtë me harresën.
Raporti i tyre është publikuar nga revista e psikologjisë “The Quarterly Journal of Experimental Psychology”. Edhe pse pohojne se grupi i personave të analizuar ishte i vogël në numër, ata këmbëngulin se përfundimet e studimit përputhen me rezultate nga studime të ngjashme mbi ndikimin që ka pesha trupore tek aktiviteti mendor si marrja e vendimeve, zgjidhja e problemeve dhe emocionet.
Sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, 35% e amerikanëve janë obezë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.