Kirurgët duhet të paralajmërojnë pacientët nëse planifikojnë ndërhyrje të mbivendosura.
“Numri i procedurave bariatrike që bëhen çdo vit në të gjithë botën, shtohet gjithnjë e më shumë, duke u shtuar kështu edhe mjekët që duhet të ndjekin dhe vëzhgojnë këta pacientë që paraqesin probleme të reja klinike, të cilat pas ndërhyrjes kirurgjike janë specifike dhe shumëplanëshe“, shpjegon Luca Busetto, Universiteti i Padovës, autor kryesor i studimit të pacientëve ku i janë nënshtruar kirurgjisë bariatrike.
Shoqata Europiane për Studimin e Obezitetit ka publikuar në “Obesity Facts”, jep udhëzime të reja të shoqëruara me rekomandime praktike që u drejtohen mjekëve të bazës dhe operatorëve të tjerë shëndetësorë që ndjekin këta pacientë, duke u fokusuar në menaxhimin e ushqyerjes, në ko-morbiditetet mjekësore dhe psikologjike, te shtatzënia dhe rifitimi i peshës.
Menaxhimi ushqimor
Kjo është një çështje kyçe, pasi pas procedurës, këta individë e gjejnë veten në një pikë të jetës kur u duhet të zhvillojnë zakone të reja ushqimore, duke u përshtatur për të jetuar me një stomak me volum të reduktuar. Udhëzimet rekomandojnë që mjekët t’u këshillojnë pacientëve sasinë dhe frekuencën e ushqimeve dhe nënvizojnë rëndësinë e ndjekjes së një diete të shëndetshme dhe ushqyese. Gjithashtu, nevojitet monitorimi i parametrave ushqimorë hematikë çdo tre-gjashtë muaj gjatë vitit të parë pas ndërhyrjes kirurgjike dhe në vazhdimësi, çdo 12 muaj.
Shëndeti mendor dhe problemet psiko-sociale
Mjekët duhet t’iu kushtojnë kujdes edhe shëndetit mendor dhe problemeve psiko-sociale të pacientëve obezë, mbi të gjitha sepse ko-morbiditeti psikiatrik, siç janë mendimet për vetëvrasje, abuzimi me substanca të ndryshme ose turbullimet e sjelljes ushqimore, janë të zakonshme mes këtyre individëve.
Shtatzënia
Kjo është një tjetër çështje kyçe që duhet rregulluar domosdoshmërish për pacientët bariatrikë, mbi të gjitha sepse pjesa më e madhe e këtyre pacientëve përbëhet nga gra, 80% e të cilave janë në moshë pjellore.
Fertiliteti i një gruaje mund të shtohet me shpejtësi pas kirurgjisë bariatrike, por udhëzimet rekomandojnë të mos niset një shtatzëni në 12-24 muajt e parë pas kirurgjisë, për shkak të një rreziku të shtuar për shkak të mungesave ushqimore dhe të komplikimeve obstetrike. Duke qenë se efikasiteti i kontraceptivëve oralë është reduktuar pas Bypass-it gastrik dhe diversionit biliopankreatik, gratë nuk duhet të përdorin kontraceptivë oralë pas këtyre procedurave.
Gjatë periudhës së ndjekjes së përgjithshme të pacientëve, mjeku duhet të monitorojë presionin e gjakut dhe gliceminë, profilin lipid dhe gjendjen kardiovaskulare, për t’ua përshtatur më mirë barnat, nevojave të reja terapeutike.
Obesity facts 2017. Doi: 10.1159/000481825
https://www.karger.com/Article/FullText/481825
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.