Në fokus

January 19, 2019 | 10:09

Obeziteti tek fëmijët, shkak reklamat e ushqimeve jo të shëndetshme

Fëmijët sot ushqehen më keq, dhe një pjesë e fajit duket se është publiciteti i produkteve të konsumit. Obeziteti fëminor është një fenomen që është përhapur në mbarë botën perëndimore, dhe një ndër shkaqet është pikërisht edhe ushqyerja me tepricë të sheqernave, që është faktor i rrezikshëm për shumë sëmundje.

Dhe sipas një studimi të një qendre të specializuar amerikane publiciteti për ushqimet për fëmijë, si snack, ëmbëlsira, biskota, karamele etj shpesh të paketuara edhe me personazhet e dashur të përrallave, ndikojnë në regjimin e tyre ushqimor.

Sipas kërkuesve fëmijët deri në moshën 5 vjeçare zhvillojnë zakonet ushqimore, gjë që ndikon më pas në gjithë jetën. Dhe sot, të vegjlit lënë mënjanë ushqimet e shëndetshme, frutat dhe zarzavatet, duke preferuar dhe kërkuar me ngulm ushqimet e paketuara bukur që sigurisht nuk kanë të njëjtat vlera ushqyese me të parat.

Sipas raportit të fundit të Unicef për vitin 2017, janë 38.3 milionë fëmijët nën moshën 5 vjeç që janë obezë. Mjekët dhe autorët e studimit sugjerojnë që e vetmja zgjidhje është reduktimi i këtij marketingu në media dhe kryesisht në televizion.

 

Burimi / KlanPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top