Në fokus

May 16, 2017 | 16:00

OBSH/ Aksidentet rrugore vrasësi më i madh në botë i adoleshentëve

Sipas të dhënave ndërkombëtare të publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë rezulton se aksidentet rrugore janë vrasësi më i madh i adoleshentëve.

Në vitin 2015, më shumë se 1.2 milionë adoleshentë vdiqën. Dëmtimet në rrugë ishin përgjegjëse për rreth një në 10 prej këtyre vdekjeve.

Shumica e viktimave të rrugës përfshinin meshkuj midis moshës 10 dhe 19 vjeç.

Megjithatë, infeksionet e kraharorit dhe vetëdëmtimi ishin vrasësit më të mëdhenj tek vajzat e reja.

1

Top pesë vrasësit e adoleshentëve (10-19 vjeç):

  1. Plagosje në rrugë
  2. Infeksione të frymëmarrjes
  3. Vetëvrasja e qëllimshme dhe aksidentale
  4. Diarreja
  5. Mbytja

Sipas raportit mbarëbotëror, më shumë se 3.000 adoleshentë vdesin çdo ditë.

Mbi dy të tretat e këtyre vdekjeve ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme në Afrikë dhe Azinë Juglindore. Dhe shumica janë të parandalueshme.

Aksidentet rrugore

Shumica e të rinjve të vrarë nga shkaku kryesor – aksidente në rrugë janë : këmbësorë, çiklistë dhe motoçiklistë.

Meshkujt e moshës 15-19 vjeç përbëjnë pjesën më të madhe të këtyre 115,302 vdekjeve, kryesisht në vendet më të varfra në Evropë, Amerikë dhe në rajonin e Mesdheut Lindor.

Edhe pse shumë më pak në numër, dëmtimet në rrugë janë ende shkaku kryesor i vdekjes së adoleshentëve në vendet me të ardhura të larta, pas së cilës pasuan vdekjet nga vetë-dëmtimi.

Në vitin 2015 në Britani, aksidentet rrugore vranë 145 persona të moshës 10-19 vjeç, dhe 3,166 mbetën të plagosur rëndë.

Sipas ekspertëve të Mbretërisë së Bashkuar, kalimi në mes të shkollës fillore dhe të mesme, kur fëmijët shpesh fillojnë të ecin në shkollë pa ndihmë, mund të jenë një kohë veçanërisht e rrezikshme.

“Adoleshenca është një kohë shumë e vështirë për jetën. Të rinjtë kanë nevojë për mbështetje, por shëndeti i adoleshentëve në mbarë botën është lënë pas dore. Prindërit, familjet dhe komunitetet janë jashtëzakonisht të rëndësishme, pasi ato kanë potencialin më të madh për të ndikuar pozitivisht në sjelljen dhe shëndetin e adoleshentëve”, thonë ekspertët.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top