Katër në pesë fëmijë të moshës 11 deri në 17 vjeç në të gjithë botën nuk bëjnë mjaftueshëm ushtrime fizike. Organizata Botërore e Shëndetit thotë se po dëmtohet shëndeti i fëmijëve, si dhe zhvillimi i trurit apo aftësitë e tyre sociale.
OBSH thotë se mosplotësimi i orëve të rekomanduara të ushtrimeve fizike në ditë është problem universal në vendet e pasura dhe të varfra.
Aktivitetet fizike përfshijnë:
- Vrapim
- Ecje me biçikletë
- Not
- Futboll
- Gjimnastikë
Synimi është të bëhet minimumi 60 minuta ushtrime në ditë. Sipas studimit të OBSH, 81% e adoleshentëve nuk arrijnë të bëjnë të paktën 1 orë aktivitet fizik në ditë. Raporti bazohet në të dhënat e sondazhit të 1.6 milionë studentëve në 146 vende të botës.
Gjetjet janë shqetësuese sepse aktiviteti fizik është i lidhur me funksionimin më të mirë të zemrës dhe frymëmarrjes, shëndetin mendor dhe aktivitetin njohës, që sjellin implikime në të mësuarit e studentëve.
Burimi / OraNews
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.