Në fokus

June 15, 2018 | 9:39

OBSH: Parandalimi i vetëvrasjeve hapi i parë kundër një krize globale shëndetësore

Vdekjet e fundit të stilistes amerikane, Kate Spade dhe bashkëpatriotit të saj, shefit me pesë yje të kuzhinës, Anthony Bourdain, të sjellin ndër mend nevojën urgjente për të luftuar kundër vetëvrasjes, një prej shkaqeve të para botërore të vdekshmërisë, duke dyfishuar përpjekjet për parandalimin, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Nëse vdekja e të njohurve vërehet më shumë në vendet e pasura dhe OBSH-ja nënvizon se më shumë se tre e katërtat e rasteve ndodhin në vendet në zhvillim.

“Rreth 800 000 persona i japin fund jetës çdo vit në botë dhe vetëvrasja është shkaku i dytë i vdekjeve tek 15-29 vjeçarët”, sipas të njëjtit burim.

Në SHBA, 45 000 persona i kanë dhënë fund jetës në vitin 2016, një rritje shqetësuese prej 30% që prej 1999.

“Është e vështirë të shpjegohet, ndoshta pjesërisht për shkak të overdozës ose për shkak të krizës financiare të vitit 2008, që rezultoi në dëbimin e miliona personave”, theksoi David Brent, psikiatër në Universitetin e Pittsburgut.

“Këta faktorë mund të kenë qenë një ndikim i madh në SHBA sepse ne nuk kemi një sistem për mbrojtjen sociale dhe shëndetësore ashtu si në Europë”, shtoi ai.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top