Sëmundjet mendore dhe ato neurologjike po rriten frikshëm, sikundër po rritet përdorimi i substancave të ndryshme. Është ky alarmi që jep Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Depresioni është sëmundja që kryeson listën e patologjive mendore të përhapura globalisht. Sipas të dhënave depresioni prek të gjithë pavarësisht ndryshimeve social-ekonomike të individëve. Për më tepër është vënë re se ka ulje të moshës ku shfaqen këto çrregullime si dhe ulje e moshës kur kryhen edhe vetëvrasjet.
Specialistë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë shprehen se popullsia po plaket dhe mosha kur nisin të shfaqen këto sëmundje po nis të zgjerohet. Sipas të dhënave janë të rinjtë ata që gjithnjë e më shumë po përballen me depresionin dhe ankthin.
Për më shumë është regjistruar edhe një ulje e moshës kur ata nisin të shfaqin probleme me drogën ,alkoolin apo dhe përdorimin e lojërave elektronike. Sipas ekspertëve duhet t’i kushtohet një vëmendje e veçantë kushteve ku jetojnë emigrantët dhe si duhet reaguar ndaj problemeve që shfaqin sëmundjet mendore.
Rëndësi e veçantë duhet t’i kushtohet momenteve kur emigrantët transferohen nga një vend në tjetrin. OBSH bën me dije se kanë nisur projekte në disa shtete ku po punohet me emigrant dhe refugjatë duke i kushtuar rëndësi shëndetit mendor.
Burimi / Intv.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.