Në fokus

January 19, 2019 | 12:02

OBSH: Vaksinimi mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga sëmundjet infektive

Viruset dhe sëmundjet ngjitëse infektive janë problem për banorët e të gjitha shteteve të botës. Po si mund të eliminohen apo kalohen sa më lehtë? Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka një përgjigje, vaksinohuni.

Falë vaksinave, lija po shkon drejt zhdukjes. Sipas ekspertëve të OBSH-së rastet e fruthit, rubeolës, tetanozit dhe shumë sëmundjeve të tjera kanë rënë në mënyrë drastike. Po dhe të prekurit nga poliomeliti janë zvogëluar me 99.9%.

Aktualisht, imunizimi parandalon 2 deri 3 milionë vdekje çdo vit dhe një numër prej 1.5 milionë vdekjesh mund të shmangen nëse mbulimi global i vaksinimit përmirësohet dhe më shumë.

Përveç parandalimit të vuajtjes dhe vdekjes, duke kontribuar në shëndetin dhe mirëqenien e njerëzve të të gjitha moshave, vaksinat gjithashtu ndihmojnë në ndërtimin e mbështetjen e ekonomive dhe shoqërive të forta.

Ka dhe shumë zëra që e lidhin autizmin me vaksinimin. Por OBSh sqaron se nuk ka dëshmi të një lidhjeje ndërmjet vaksinave dhe çrregullimeve të spektrit autik. Madje dhe një studimi i vitit 1998, i cili ngriti shqetësime rreth një lidhjeje të mundshme ndërmjet vaksinës së fruthit-shytave-rubeolës dhe autizmit, më vonë u zbulua se kishte të meta dhe ishte mashtrues. Artikulli më pas u tërhoq nga revista që e publikoi atë.

 

Burimi / Intv.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top