Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të sigurojë akses në drejtësi për viktimat e sulmeve seksuale.
Në rezolutë, e cila u miratua me konsensus, Asambleja e Përgjithshme u kërkon vendeve të marrin masa efektive – brenda kuadrit të ligjit kombëtar dhe ndërkombëtar – për të ndihmuar viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale dhe me bazë gjinore të kenë akses në drejtësi, mjete juridike dhe ndihma.
Rezoluta e OKB-së theksoi rëndësinë e aksesit të shpejtë dhe të papenguar në drejtësi, nevojën për të forcuar bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të grave në përgjithësi.
Përgatiti K.I / Burimi bbc.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.