Olsi Sejdi, lindur më 27 qershor 1987 në Bulqizë, aty ku kaloi dhe fëmijërinë e tij. Në adoleshencë ai shkon në Golem për të ndjekur shkollën e mesme. Edhe pse formimi i tij profesional nuk kishte ngjashmëri me pasionin e tij, atë të pikturës dhe tattoo-s, Olsi vendosi të ndjekë pasionin. Olsi kthehet për të ndjekur pasionin e tij. Ishte viti 2009 kur për Olsin nisi gjithçka edhe pse për të dukej e vështirë dhe e pamundur, ishte talenti i tij që i hapi rrugë dhe tashmë është ndër artistët me famë botërore.
Olsi Sejdi i cili ka bërë revolucion në fushën e tatuazheve, njëkohësisht është edhe president i shoqatës se tatuatorëve, “Albanian Tattoist Association” duke pasur ekskluzivitetin edhe të eventeve madhështore që ai ka realizuar në Shqipëri. 5 evente “Miss & Mister Tatto Albania” si dhe eventin më të madh në fushën e tattoo-s , “Balkan Convention Tattoo Show” i cili ndërthuri kulturat e gjithë vendeve në mbarë botën.
Olsi Sejdi që ndryshe e njohin si Olsi Tattoo, është fitues i disa çmimeve të para ndërkombëtare, së bashku me stafin e tij në Itali, Francë, Gjermani, etj. Profesionalizimi dhe pasioni i tij tashmë i ka kaluar kufijtë, pasi në këto vente të mëdha nëpër botë Olsi merr pjesë jo më si konkurrent, por si anëtar jurie. Ai është anëtar i Convetion-ve madhështore që realizohen çdo vit në Francë, Belgjikë, Itali, Kinë, Greqi, Holandë, Gjermani, Maqedoni, etj. Viti që lamë pas për Olsin ishte një tjetër triumf pasi arriti të hapë 3 studiot e tij të tattoo-ve në Tiranë, Gjermani dhe në Francë nën sloganin e Olsi Clinic Tattoo “Aty ku arti i trupit tejkalon kufirin e artit të letrës”.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 142
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.