Lifestyle

February 18, 2016 | 8:28

Olta Gixhari: Vishem pa sforcime!

Në daljet publike apo evenimentet artistike, stili i saj dallon. Të godet për mënyrën se si vishet apo performancën që vetë ajo di ta shpërfaqë. Nuk ka se si në fakt, që një aktore të mos e ketë këtë tipar të rëndësishëm. Por te ajo, kjo tërheqje është edhe më e gjallë, duke nënkuptuar shijet dhe vlerësimin që ka për elementin e dukjes, sidomos të të veshurit. Për aktoren e re, Olta Gixhari, ky është një pasion të cilin më së miri e ka të arrirë. Nuk ka rezerva të mprehta sa i takon plotësimeve apo prurjeve të reja, pasi shpeshherë gardëroba e saj shtohet dhe rigjeneron. Ndihet e kompletuar dhe pa kurrfarë dyshimi se diçka i mungon. Sigurisht që ka dhe një “Uf…”. Është ky belbëzimi më i dallueshëm e më i sikletshëm që u ndodh të gjitha femrave kur duhet të bëjnë zgjedhjen për veshjen e ditës dhe jo vetëm. Prezantimi është “A-ja”, edhe sikur të ndodhë që ai të jetë më pak i rëndësishmi i ditës. Olta tregon se është e kënaqur me gardërobën e saj. Ka stile të ndryshme veshjesh, prerjesh dhe ngjyrash. “Mënyra se si vishem ka të bëjë me atë se si ndihem unë dhe vendin ku do shkoj. Por ka dhe ditë që ulem përpara dollapit tim të madh dhe them e mërzitur: Nuk kam ç’të vesh sot!”. Në këto raste koha duhet të premtojë. Kur ke shumë, nuk e di vërtet se çfarë duhet të veshësh. Nisin disa pikëpyetje para pasqyrës të cilat shoqërohen me vonesa në kohë. Por duhet të zgjedhë. Aktorja Gixhari tashmë e ka testuar veten në situata të tilla, e pavarësisht gjithçkaje, intuita vepron. Arrin ta plotësojë kërkesën me veshjen që vendos ekuilibrat me natyrën e saj, profesionin dhe qetësinë shpirtërore. “Kurimi është pa diskutim kulturë dhe respekt që tregon dhe i dhuron vetes. Të qenit personazh publik kërkon më shumë vëmendje ndaj këtij kujdesi, edhe në ditët kur nuk ndihesh në formë për ta përkëdhelur veten së jashtmi. Ky nuk është rasti im. Vishem pa asnjë lloj sforcimi”. Ndikimi edukativ e kulturor i familjarëve ka udhëhequr një model të ngjashëm dhe te Olta. Sikundër dhe motra e saj Gerta me të cilën ka pak diferencë, ka ndikuar për një imazh të rregullt. E rëndësishme është të kesh informacionin e duhur për të njehsuar një lloj identiteti personal në veshje. Për Oltën, veshja personifikon unitet me karakterin. “Unë vishem si ndihem. Sa më e qetë të jem aq më krijuese jam. Por nëse do të vishja diçka të papërshtatshme në vendin jo të duhur, do të ndihesha inferiore. Ndaj si në përditshmëri ashtu dhe në evenimente, unë i jap aq rëndësi sa duhet”.

Botuar në revistën Psikologjia, Prill 2012

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top