Këshilla & Arsye

March 17, 2020 | 8:22

Olta Marku: Qëndrojuni pranë fëmijëve, shpjegojuni situatën për Koronavirusin me këto metoda!

Bota po përballet me pandeminë Covid 19. Ne si të rritur arrijmë ta perceptojmë dhe studiojmë situatën të cilën po kalon vendi. Jemi të ndërgjegjshëm për rregullat që duhet të zbatojmë dhe për pasojat që sjell ky virus. Fëmijët janë ata që nuk e perceptojnë dhe kuptojnë këtë situatë, por ato arrijnë të shohin mërzitjen dhe frikën e prindërve.

olta

Olta  Marku Psikologe Këshillimi

Çdo prind këto ditë është përballur me pyetje nga më të ndryshme nga të vegjlit e tyre si p.sh: Përse ne po qëndrojmë në shtëpi? Pse nuk shkojmë në kopsht/shkollë? Pse nuk dalim të luajmë me shokët në park? Pse ju nuk shkoni në punë? Çfarë është Koronavirusi që jep televizori?

Këshilla e parë që duhet të vihet në zbatim është që duhet të shmangni televizionet që japin këto informacione në prani të fëmijëve. Fëmijët në televizione duhet të shohin filma vizatimor dhe programe për moshën e tyre. Fëmijët bëjnë pyetje, dhe pyetjet e tyre nuk duhet të injorohen pasi është shumë e rëndësishme që ata të marrin përgjigje. Fëmijët janë ata të cilët nuk duhet të ndjejnë ankth apo frikë.

2

Duhet t’i mbajmë sa më larg frikës së kësaj situate. Përjetimet emocionale të tyre janë më të rëndësishmet. Mos shfaqni panik, ankth, frikë, tension në prani të tyre. Jini të buzëqeshur dhe shijojeni periudhën që po kaloni me to, duke u treguar dashurinë dhe kujdesin ndaj tyre. Shpjegoje situatën në të cilën ndodhemi, duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre në mënyrat më të ndryshme që ata të arrijnë të kuptojnë aq sa duhet për moshën e tyre.

Nëpërmjet lojërave dhe vizatimeve është një mënyrë e mirë, pasi fëmija dhe zbavitet dhe merr përgjigjet e pyetjeve që bën. Mund t’ju jepet përgjigje pyetjeve të tyre kureshtare dhe nëpërmjet krijimit të një historie si p.sh: “Një mikrob i vogël u krijua në një vend të botës. Ky mikrob u rrit dhe u bë i madh. Ai mori dhe emrin Koronavirus siç ti e ke dëgjuar. Ky mikrob është i padukshëm. Ne nuk e shohim atë. Por ai është një mikrob shumë i keq që do të luftojnë me njerëzit. Ai ka filluar të udhëtojë në të gjithë botën me makinën e tij të padukshme. Tek njerëzit që nuk mbajnë pastër rrobat, nuk lajnë duart, pështyjnë në rrugë ky virus hyn në trupin e tyre dhe i sëmur ato. Prandaj ne rrimë në shtëpi, nuk ikim në shkollë, sepse ne nuk e dimë nëse shokët tanë i kanë mbajtur rregullat e pastërtisë.

Nëse ata nuk i mbajnë rregullat e pastërtisë, marrin mikrobin, dhe ne duke qëndruar me ta, na ngjitet virusi.

Ne kemi mësuar se gjithmonë duhet të kujdesemi për veten, duhet të veshim rroba të pastra, duhet të lajmë duart sa herë që prekim diçka, duhet të lajmë dhëmbët, kur teshtijmë apo kollitemi duhet të teshtijmë dhe kollitemi në shami dhe ta hedhim më pas atë.

Mikrobi shkon tek njerëzit që nuk mbajnë pastër veten dhe ambientin, prandaj të gjithë së bashku duhet të ndjekim rregullat e pastërtisë, që virusi të zhduket përgjithmonë. Ne do rrimë në shtëpi, do mbajmë pastër veten dhe mikrobi kur të shohë se ne jemi të pastër do ikë për të mos u kthyer më. Ne do kënaqemi në shtypu së bashku dhe kur të ikë mikrobi do kthehemi në shkollë dhe do dalim të luajmë në park”. Shpjegojuani situatën me fjalët më të thjeshta.

Bëjeni të ndjejë emocione pozitive dhe të kalojnë bukur, ngrohtë dhe sa më me zbavitje periudhën e qëndrimit në shtëpi. Angazhojini ata me vizatime, lexim, shkrim dhe zbavitini me lojëra të ndryshme. Kthejeni shtëpinë tuaj në një park lojërash ku ai të e mos e ndjejë mungesën e lojërave jashtë shtëpisë.

Bëju shok dhe luaj me të që ai mos ta ndjejë mungesën e tyre. Organizo një orar kinemaje ku ai të shohë filma vizatimorë, shpjegoi shumë shpesh rregullat e pastërtisë dhe edukojeni që t’i zbatojnë ato.

Duke ruajtur qetësinë dhe mos përhapjen e panikut do jemi më optimistë për kalimin e kësaj situate.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top