Të qenit njeri, e mbi të gjitha, të ruash balancën e të qenit vetvetja është e vështirë. Të ruash balancën dhe ekuilibrin, është gjithashtu një ngarkesë me peshë, e cila pas betejës së fituarit së pari me veten, duhet pastaj ta kurorëzosh atë në raport me të tjerët.

Olta Muça, psikologe
Po ta marrësh në retroperspektivë, balanca jonë shkatërrohet në momentin që ne rritemi në detyrë ose vëmë pasuri. Shumë njerëz humbasin rrugës respektin për veten e të qenit njeri. Kjo gjë ndodh edhe nga fuqia e të pasurit pushtet. Për shembull nëse do të vëzhgosh sjelljen e një individi, jepi atij pushtet dhe studioje në arenë sjelljen e një individi. Po ta nisësh edhe nga politikanët tanë, realisht pushteti i ka dhënë një çorganizim total saqë vendit tonë do t’i duhet shumë kohë që ta marrë veten. Kjo bën që ne të jemi të zënë, për t’u marrë pothuaj gjatë gjithë kohës, të diskutojmë tematika të ndryshme ose të parit e gjërave ndryshe, por realisht pa pasur pushtetin të ndërveprojmë ose të bëjmë gjë. Po kështu është edhe feja, ka pothuaj të njëjtin pushtet, mundohet të na manipulojë në mënyra apo forma të ndryshme. Ne jemi këta që jemi, s’është se do të ndryshojmë për këdo ose pse ashtu i pëlqen dikujt, gjithsecili nga ne është unik. Çka na bën të veçantë ose të ndryshëm ndaj dikujt, për të ndërvepruar në një rreth familjar ose social.
Truri njerëzor është i çuditshëm, saqë shumica e gjërave nëse ti i thua dikujt diçka, ai/ajo do e marrë sipas interesit të tij, jo siç ja thua ti, sepse ashtu i leverdis. Ose është nga xhelozia, ose zilia, por realisht s’është siç duan këta, asnjëherë, pasi ky rang asnjëherë nuk kanë pasur pushtet, dhe as do të kenë. Për sa kohë kanë këtë lloj perceptimi ose mënyrë të shprehuri, jo se s’i arrijnë gjërat, por energjia negative asnjëherë s’do i ndihmojë ata të triumfojnë. Mbase ky është edhe fakti që këtyre njerëzve s’u ecën në jetë, do jenë gjithmonë të shtypur nga një pjesë e vogël, që mund të jetë bashkëshorti ose bashkëshortja. Çdo gjë varet nga situata ose rrethanat, pasi s’mund t’i fusim të gjithë në të njëjtin thes.
Pushteti ka unin, egon, e super egon. Uni jam unë e s’ka të tjerë, ndërsa ego, çdo gjë bëhet për ego personale. Për shembull: unë dua të bëj një fakultet të dytë, thjesht për ta përfocuar, ndërsa super ego bën që dy të parat të mbivleresohen e të nisin ambiciet më të mëdha. Realisht, cilët jemi ne, çfarë duam nga kjo botë, pse mund të ecë vetëm 1% dhe 99 % mbetet në tenativë, pasi jo gjithkush ka aftësinë ose pushtetin të ecë përpara.
Gjithsecili nga ne ka një luftë personale brenda vetvetes, luftë për pushtet, para, luftë kush mbijeton për të ecur përpara, sepse të qenit vetvetja dhe të qenit UNË, sot është mjaft e vështirë. “Një herë tha dikush, suksese e me këmbë në tokë”. Kjo jo pa të drejtë, pasi të ruash balancën është e vështirë, po ashtu të ruash balancën është një luftë e cila më e vështira është të ruash fjalën NJERI. Ose të dëgjosh erë njeriu ose dikush që është i thjesht ose ndjehet mirë me vetveten, pa pasur nevojë të tregojë nëpër rrjete sociale që “unë bëj një jetë luksoze” ose “jam e lumtur”.
Ndërkohë realiteti është i ndryshëm nga ai që na serviret, realiteti ndonjëherë është i hidhur. Ne duhet t’i vlerësojmë njerëzit ose gjërat, kjo na bën neve njerëz më të mirë dhe të mos humbasim rrugës. Gjithmonë është e vështirë, por jo e pamundur. E vështirë është se ne s’kuptohemi me dikë ose bashkëbiseduesin, por jo e pamundur për NE. Nëse nuk të pëlqen diçka, hap krahun, është e thjeshtë. Të vlerësosh e të jesh mirënjohës mbi të gjitha, po ashtu edhe i thjeshtë, të bën ty një njeri të lumtur e më të mirë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.