Shumë fëmijë në mbarë botën kanë prekur klasën e parë. Një përvojë e re, krejt ndryshe nga ajo e ciklit të parashkollorit. Për disa prej tyre, ngarkesa në lëndë mësimore me ushtrime dhe përqendrim mund të shkaktojë lodhje. Fëmijët e vegjël mund të hasin vështirësi në lexim ndaj dhe mjekët sugjerojnë një ndihmë fare të thjeshtë në funksion të qetësisë dhe si për të thënë, t’u japë atyre një dore duke iu sugjeruar konsumimin e Omega 3. Sipas studimeve të bëra nga kërkuesit e Universitetit të Oksfordit, marrja çdo ditë e Omega-3, apo thjesht, acideve yndyrore me bazë polyunsatur, mund të përmirësojë performancën e fëmijëve të cilët kanë vështirësi në të lexuar. Studimi Kërkuesit shpërndanë 600mg tableta Omega 3 tek 362 fëmijë të moshës 7-9 vjet për 16 javë. Ekipi vëzhgoi te fëmijët që kishin vështirësi në të lexuar se pas konsumimit të barnës, ata kishin ndryshuar sjellje duke e përmirësuar përqendrimin. Studimi u financua nga një prodhues i shtojcave (DSM Lipide ushqyese), por kryer në mënyrë të pavarur nga studiuesit britanikë. Alex Richardson i Qendrës për ndërhyrje të bazuara në dëshmi, pranë Oxford University shpjegon: “Rezultatet tona tregojnë se marrja e shtesave të Omega 3 mund të përmirësojë performancën e fëmijëve me vështirësi në lexim, dhe për të ndihmuar ata të arrijnë më të mirën”. Omega 3 në dietë Burimet e Omega 3 mund të gjurmohen në disa ushqime të tilla si peshk, butak, arra dhe disa vajra bimore.
Përgatiti:O.T
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.