Në fokus

October 8, 2016 | 8:00

Ooof, tableta ime! Në ç’moshë duhet të shohin TV fëmijët?

Nuk ka dyshim që fëmijët tani kanë lindur me laptop në krahëte tyre. Fëmijët tanë janë gjenerata dixhitale, njerëz të ekraneve, të çfarëdo forme, madhësie dhe prezantimi. Përpjekja për t’i mbrojtur ata nga ekspozimi ndaj ekranit është gati çështje e pamundur.  Kjo është bota e tyre dhe ata janë pjesë e saj, me të gjitha avantazhet dhe disavantazhet e teknologjisë. 

TV, kompjuter, smartphone dhe interneti janë mjete, mjetet e punës, komunikimit, informimit dhe argëtimit, pra, fëmija ka nevojë për një udhëzues dhe një roje, të kthehet roli i prindit.

Studimet tregojnë se mesatarisht, shumica e fëmijëve të moshës deri në 2 vjeç janë të ekspozuar ndaj ekranit (dmth televizion, kompjuter / tabletë, smartphone) rreth 2 orë në ditë. Por, Akademia Amerikane e Pediatrisë rekomandon që 2- vjeçarët nuk duhet të ndjekin asgjë në TV, dhe pas moshës 2 vjeç duhet të kenë qasje vetëm një orë në ditë, maksimumi dy, nën mbikëqyrje prindërore dhe të shikojnë programe me vlerë edukative.

Për fat të keq, shumë shpesh prindërit vetë preferojnë të lënë fëmijët e tyre në duart e “dadove elektronike” në vend që të kujdesen për ta nga lodhja, mungesa e kohës ose, për shkak të mungesës së interesit.

Me pak fjalë, “ekrani” dhe teknologjia janë një pjesë integrale e botës së fëmijëve tanë, por ne kemi një përgjegjësi për t’i mësuar ata se si të jetojnë me të vërtetë dhe mos të humbin jetën e tyre.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top