Lifestyle

February 28, 2017 | 12:39

Operacioni për transplantin e fytyrës, që zgjati plot 56 orë (VIDEO)

Dhjetë vjet pas një tentative vetëvrasjeje që e shpërfytyroi, Andy Sandness është gati t’i rikthehet jetës normale. Operacioni për transplantin e fytyrës u krye në Shtetet e Bashkuara dhe zgjati plot 56 orë.Andy Sandness ka një fytyrë të re, e cila i përkiste dikujt tjetër. Ai përjetoi një prej operacioneve më të rralla në botë – me hundën, faqet, gojën, nofullën, madje edhe dhëmbët e donatorit.

Dhjetë vjet më parë, një mbrëmje dhjetor të vitit 2006, i riu qëlloi veten në një përpjekje për vetëvrasje. Ai ishte 21 vjeç dhe po kalonte një depresion të thellë. Pas këtij incidenti, fytyra e  Andy u shpërfytyrua plotësisht.

Ditët dhe vitet ishin të gjata dhe të trishtueshme për të riun, i cili nuk guxonte të dilte nga shtëpia për shkak të fytyrës së tij.

Në vitin 2012, jeta e tij mori një kthesë të re. Për të u gjet një donator, një mashkull 21-vjeçar i cili qëlloi veten për vdekje.

“Ne u befasuam kur pamë se sa ngjyra e flokëve, lëkurës, pamja e përgjithshme e dy djemve ngjasonte”, thonë mjekët.

1

60 mjekë u mobilizuan për 56 orët e operacionit

Transplanti mori rreth 56 orë dhe 60 njerëz u mobilizuan për të kapërcyer këtë operacion të rëndë. 24 orë mjekët iu përkushtuan heqjes së fytyrës së dhuruesit, duke përfshirë kockat, muskujt, lëkurën  dhe nervat. Ndrësa 32 orë u deshën për të rindërtuar fytyrën e Andy.

Ky ishte rezultati pas 10 viteve të vuajtjes. Pas tre javësh të shërimit, pacienti ishte më në fund në gjendje të shihte rezultatin e asaj që Dr. Mardini e quan “një mrekulli”.

“Nuk kam fjalë për të shprehur sa mirënjohës jam për këtë dhuratë”, tha Andy, më shumë se i impresionuar me rezultatin përfundimtar. Në të vërtetë, pas 10 vitesh, ai kishte gjetur një hundë të vërtetë, buzët dhe mjekrën. Tani ai mund të marrë frymë dhe të ushqehet pa vështirësi.

Të gjithë meritojnë një shans të dytë!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top