Radiografi

December 15, 2022 | 9:17

Optika 1 / Sytë tuaj meritojnë më të mirën! Zgjidh xhamat Zeiss

Më shumë se 175 vjet shikim më të mirë me ZEISS – mbi 175 vjet lente me cilësi të lartë, precizion dhe inovacione në fushën e optikës.

2

ZEISS, sinonimi i një shikimi të mirë. Çdo vit miliona njerëz zgjedhin lentet ZEISS për shikimin e tyre me cilësi maksimale. Si pionierë me ekspertizë 175-vjeçare në fushën e optikës, ZEISS vazhdon të sfidojë kufijtë e imagjinatës njerëzore. Me pasionin për përsosmëri, krijon vlerë për klientët dhe frymëzon botën në mënyra të reja. Lider në botë ZEISS operon në mbi 50 vende globalisht, me mbi 35,000 punonjës, me rreth 30 fabrika prodhimi dhe 27 struktura kërkimi e zhvillimi. E themeluar në vitin 1846, kompania e ka selinë në Gjermani. Fondacioni Carl Zeiss, një nga fondacionet më të mëdha në Gjermani i angazhuar për promovimin e shkencës, është pronari i vetëm i kompanisë holding, Carl Zeiss AG.

2

Mos bëni kompromis me shikimin tuaj!

Besoji numrit 1, Optika 1!

 

Optika 1 u themelua në vitin 2008, si një biznes familjar nga një mjek oftalmolog, Prof. Asc. Amarildo Belshi MD.PhD dhe bashkëshortja e tij Msc. Griseida Belshi e diplomuar në Financë e Marketing. Si një kompani lider në fushën e optikës në Shqipëri, qëllimi i saj është të ofrojë kujdes parësor për shikimin, ekspertizën më të mirë mjekësore dhe t’i japë secilit klient eksperiencën më të këndshme dhe unike në shërbim. Me të njëjtën filozofi të bazuar në tre parime kryesore: standarde të larta shërbimi, përdorimi i teknologjisë më të fundit dhe produkte cilësore të kujdesit të klientit, solli krijimin e partneritetit ekskluziv për Shqipërinë dhe Kosovën me kompaninë lider botërore ZEISS. Së bashku me ZEISS, Optika 1 i dedikohet tërësisht ofrimit të një vizioni më të mirë klientëve.

Optika 1 ofron mijëra modele nga më shumë se 50 marka të njohura ndërkombëtare, ku çdo klient ka mundësinë të zgjedhë një gamë të gjerë syzesh që i përshtaten çdo stili dhe buxheti. Nga markat më të njohura deri tek ato më premium. Optika 1 bashkëpunon me markat më të njohura në botë si Cartier, Linda Farrow, Anna Karin Karlsson, Valentino, Celine, Gucci, Fendi, Cazal, Max Mara, Tom Ford, Versace, Armani, Hugo Boss, Forartssake, Ray Ban, Vogue, D&G, GUESS, Prada etj. Optika 1 zgjidhja e parë për klientët për produkte origjinale dhe kujdesin e specializuar mjekësor.

3 

Grupi Optika 1 është i vetmi distributor ekskluziv në Shqipëri dhe Kosovë, që ka të drejtën e tregtimit të xhamave ZEISS.

Optika 1 ofron një gamë të gjerë ekzaminimesh për të siguruar adresimin e çdo nevoje të lidhur me syrin. Në Optika 1 do të gjeni teknologjinë optometrike më të përparuar në botë për kujdesin e shikimit.

Sytë janë organi ynë më i rëndësishëm shqisor prandaj quhen “dritarja jonë drejt botës”. Kjo është arsyeja pse shikimi optimal është një domosdoshmëri absolute. Shumë njerëz nuk i kontrollojnë sytë rregullisht duke mos vënë re ndryshimet e vazhdueshme që ndodhin me shikimin ndërsa plakemi. Shenja e parë që shikimi ynë po përkeqësohet nuk është gjithmonë shikimi i paqartë ose i pafokusuar. Shenja si dhimbja e kokës ose tendosja e syve në mbrëmje mund të tregojnë shikim të dëmtuar. Në përgjithësi, në kushtet kur nuk keni ndonjë problem me shikimin ose predispozita gjenetike, duhet t’i testoni sytë një herë në dy vjet.

4

Të bësh një vizitë okulistike në Optika 1 do të thotë që, përveç problemeve të shikimit si: miopia, hipermetropia, astigmatizmi etj. vizita ndihmon për të kuptuar nëse syri ka probleme patologjike si katarakti, sforcimi i syrit, degjenerimi makular, retinopatia diabetike etj. Në Optika 1 vizita okulistike është më shumë se përcaktimi i dioptrisë sepse në çdo dyqan Optika 1 është instaluar një klinikë e mirëfilltë okulistike që ofron mundësinë e një diagnoze e të thelluar të çdo patologjie të syrit për të gjitha moshat (të rritur dhe fëmijë).

Shërbimet që ne ofrojmë:

  • Visus me dhe pa korrigjim
  • Autorefraktometër (Matja e numrave me aparaturë dhe korrigjim)
  • Ekzaminimi biomikroskopik: Segmenti i përparmë dhe i pasmë i syrit. Segmenti posterior: Fundus Oculis për të vlerësuar retinopatinë diabetike dhe hipertensive.
  • Tonometër (Matja e presionit të syrit)

Pajisjet me precizion absolut dhe të teknologjisë së lartë në pronësi të Optika 1 në bashkëpunim me ZEISS janë një mbështetje e jashtëzakonshme për të kryer me saktësi dhe profesionalizëm çdo ekzaminim. Falë teknologjisë së avancuar të telekomanduar, vizita okulistike zhvillohet në siguri të plotë duke ruajtur distancën fizike me pacientin gjatë gjithë kohës.

5

Me një ekip të specializuar mjekësh okulistë më të mirë në vend, oftalmologë dhe optometër, Optika 1 si një lider në fushën e optikës për shikimin në Shqipëri dhe Kosovë ofron ekspertizën më të mirë mjekësore në identifikimin e çdo patologjie të syrit.

6

Rezervo vizitën okulistike në 067 20 66384

 

Dhurata më e bukur është një shikim i qartë! 

Surprizoni të dashurit tuaj me xhamat më të mirë në botë ZEISS!

 

Botuar në Revistën Psikologjia Dhjetor Nr. 186 – Viti 2022

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top