Mirëqenie

December 3, 2019 | 8:30

Optika Luani gjithmonë pranë jush, përpara, gjatë dhe pas marrjes së shërbimit

Shëndeti i syve nuk duhet nënvlerësuar, por kërkon një vëmendje të njëjtë përgjatë gjithë jetës tonë. Dy të tretat e informacionit me të cilat furnizohet truri i njeriut kalon përmes sensit të shikimit, ndaj për këtë arsye shëndeti i syve tanë është tepër i rëndësishëm.

Shikimi i mirë dhe i qartë do të thotë të përthithim plotësisht të gjitha ngacmimet që merr syri, për të zgjidhur në mënyrën më të mirë detyrat tona të përditshme.

Për ju prindër dhe gjyshër që jeni lodhur nga përdorimi i dy palë syzeve, Optika Luani e ka zgjidhjen për ju. Lentet progresive bëjnë të mundur të shijoni pranverën me të gjitha ngjyrat e saj.

Cilësia e mirë e jetës varet nga shikimi, pasi syri ka rolin kryesor në organizmin tonë. Opticieni i mirënjohur Luan Sefa sugjeron si pjesë të rëndësishme cilësinë e xhamave optikë që ju duhet të përdorni. Në asnjë mënyrë nuk duhet të përdorim xhama optikë të cilësive të dyta apo të treta. Opticieni është ai që sugjeron llojin e syzes që ju duhet të përdorni, qoftë kjo syze me një shikim apo progresive.

Për sa i përket lenteve progresive, Optika Luani është lider në vendin tonë. Prandaj, për t’u siguruar që sytë tanë jo vetëm të shohin mirë, por edhe të gëzojnë shëndet të plotë, është i nevojshëm kontrolli periodik i shikimit. Optika Luani tashmë e mundëson këtë në çdo ditë të javës. Vizita okulistike falas me mjekët tanë të huaj dhe shqiptarë.

Doktori ynë oftamolog, Mustafa Eldemery me një përvojë shumëvjeçare dhe i diplomuar në një nga akademitë më prestigjioze të Londrës, në British Phoenix Academy International tashmë sjell eksperiencën e tij vetëm në Optika Luani. Gjithçka dëshironi të dini për problemet e shikimit apo të syve tuaj, akademiku Eldemery është profesionisti i duhur.

 

Në Optika Luani do të gjeni lente të dedikuara për fëmijët, lente për përdoruesit e kompjuterit dhe të pajisjeve digjitale. Xham i dedikuar për të apasionuarit pas makinës, duke siguruar mbrojtjen maksimale ndaj rrezatimit UV, të cilat do t’i bëjnë udhëtimet tuaja më të këndshme.

 

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 143

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top