Shikimi është një arsye e fortë për të mbajtur nën kontroll shëndetin e syve. Në kulturën botërore, jo më kot vizitat periodike janë ato që nxjerrin në pah defektet dhe nevojën për t’u kujdesur në kohë për korrigjimin të të parit. Një praktike të tillë Optika LUANI i mëshon fort, duke i dhënë arsye çdo pacienti në vizitat që bën me mjekun oftamolog. Për t’i orientuar në rëndësinë që ka çdo problem i hasur, dhe çdo të papriture të pazakontë që mund të na ngjasë për shkak të dinamikës së jetës, Optika LUANI vë theksin së pari tek vizitat periodike dhe rëndësia e lenteve progresive pas të 40-ve.
Pse duhen bërë vizitat periodike tek oftalmologu? Kur dhe cila është mosha?
Mjeku i mirënjohur Dr.Moustafa Eldemery në Optika Luani rekomandon që vizitat te mjeku okulist të fillojnë që në moshën 5-vjeçare, pasi në këtë mënyrë ne mund të parandalojmë edhe më shumë rritjen e numrave të syve, sepse nëse një fëmijë ka probleme me shikimin dhe e ka të lindur, numri avancon edhe më shumë. Janë prindërit ata që duhet ta vënë re të parët problemin që ka fëmija me shikimin. Kjo dallohet në vështirësitë që fëmija paraqet kur sheh TV, ankohet për dhimbje koke etj. Për fëmijët që kanë probleme me ambliopinë, refraktivitetin, rekomandohet çdo 6 muaj ose deri në 1 vit vizita kontrolli. Duke qenë se jeta e njeriut është bërë shumë dinamike, kjo nga përdorimi i tejzgjatur i pajisjeve digjitale, është e nevojshme që të bëhen vizita të rregullta çdo 1 vit te mjeku oftamolog, për të parë nëse keni probleme dhe për mbrojtur sytë.
Rëndësia e lenteve progresive dhe komoditeti
Lentet progresive janë teknologjia më e fundit e fushës së optikës në komoditetin dhe funksionalitetin e tyre. Pas moshës 40-vjeçare, njerëzit fillojnë të shfaqin problemet e shikimit për afër. Mjeku Moustafa Eldemery rekomandon që pas kësaj moshe njerëzit që kanë probleme me shikimin si për afër ashtu edhe për larg, duhet të fillojnë të përdorin syzet progresive.
Cilat janë të mirat e xhamave progresivë?
Komoditet në shikim për afër, larg dhe distancat e ndërmjetme. Kur jeni duke lexuar ose duke punuar në distancat e afërta, nuk duhet ta hiqni syzen tuaj që keni për larg dhe të vendosni syzen për afër, dhe e kundërta. Xhamat progresivë do t’ju ofrojnë komoditetin, sikurse syri juaj, ju nuk e ndjeni që keni të vendosur syze pasi thjesht me lëvizjen e syrit ju mund të shikoni atë që dëshironi.
E mira e lenteve progresive te syzet e diellit. Rëndësia për shëndetin e syve
Për personat që janë fotofobikë (nuk e durojnë dot dritën e diellit dhe i krijon probleme) që punojnë në ambiente të jashtme, që i japin makinës për një kohë të gjatë dhe gjithashtu përdorin një syze progresive në përditshmërinë e tyre, mjeku rekomandon syzet progresive të diellit, pasi këto lente bëjnë përthyerjen e dritave dhe mbrojnë sytë tanë nga problemet që mund të na vijnë nga drita natyrale e diellit.
Cilësi, garanci, jetëgjatësi, punime e dizajne në përshtatshmëri me sytë tuaj
Optika Luani me një përvojë disavjeçare në fushën e optikës, dhe duke numëruar një numër të lartë në punimin e syzeve progresive, ofron cilësinë më të lartë të xhamave progresivë. Jetëgjatësia e një syzeje progresive është deri në 3-4 vite. Pra, ju nuk keni nevojë që të ndryshoni syzet tuaj çdo 1 vit. Opticieni i mirënjohur Luan Sefa jep informacionin e nevojshëm që ju duhet për një syze progresive, duke filluar nga lloji i skeletit, madhësia e skeletit dhe llojin e progresives me madhësinë e koridorit të lentes që ju nevojitet në bazë të numrit dhe aktivitetit tuaj të përditshëm.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 144
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.