Sy të fortë për të shijuar botën! Kjo është zemra e konceptit të të shijuarit të jetës me të gjitha ngjyrat, ndërsa të parit është një nga funksionet bazë të njeriut. Konsideruar si organi më delikat, shkenca ka avancuar në kërkimet dhe rikuperimet ndaj saj. Me gjithë ritmin e jetës, shikimi ka dalë në plan të parë, duke marrë vendin që i takon, ndërsa ndjeshmëria është rritur, pa e cilësuar një modë tanimë, kontrollin periodik të syve dhe korrigjimin e tyre.
Teknologjia e fundit është implementuar edhe në Shqipëri. Opticieni i njohur Luan Sefa, thotë se nga përvoja e gjatë në këtë fushë, është parë e arsyeshme hapja e dy klinikave “Optika Luani” për më shumë angazhim për nevojat që ka tregu. Vizioni i këtij aktiviteti është i fokusuar qartë tek konsumatorët, dhe i zhvilluar nga një ekip i kualifikuar dhe i trajnuar në teknologjinë më të fundit, për ta bërë vizitën tuaj sa më efektive.
Një ndër pikat kryesore është laboratori, i pozicionuar në “Optika Luani 21 Dhjetori”, i pajisur me teknologjinë më bashkëkohore ndër laboratorët më të mirë në vend. Diferencën e bën vetë opticieni i njohur, Luan Sefa, i diplomuar në Universitetin T.I ATHINON. Me përvojë 4-vjeçare në laboratorin e mirënjohur IDEA PLUS M.E.P.E në Greqi dhe përvojë 5-vjeçare në Shqipëri, në laboratorin e dyqaneve të tij. Një ndër njohësit më të mirë që ka Shqipëria në fushën e lenteve optike. Stafi i përbërë nga mjekët dhe specialistet e opteometrisë, do t’ju udhëheqin për të bërë zgjedhje që përshtaten më së miri me stilin tuaj të jetesës.
“Optika Luani” ndodhet në dy vende strategjike për t’ju lehtësuar gjithashtu rrugën. Ajo ndodhet pranë sheshit “Uillson” dhe në rrugën “Muhamet Gjollesha”, pranë 21 Dhjetorit. Me kapacitet bindës për konsumatorin, “Optika Luani” ofron standard sa i takon shërbimit, teknologjisë, pajisjeve dhe materialeve okulistike, pa harruar jetëgjatësinë dhe cilësinë. Stilet dhe format e larmishme të syzeve optike dhe ato kundra diellit, janë brende ta markave të njohura, për t’iu përshtatur jo thjesht një fizionomie, por edhe qetësisë së munguar.
Dr.Tatiana Ziu, okuliste
Kontrollet periodike të syve nga mjeku okulist sa ndihmojnë në cilësinë e të parit?
Janë shumë të rëndësishme, sepse në shumë raste të defekteve të refrakcionit mund të ndodhë një ndryshim i këtij defekti me kalimin e kohës dhe kjo gjë ndikon drejtpërsëdrejti në cilësinë, por dhe sasinë e shikimit. Përveç defekteve të refraksionit ose të shikimit, janë një sërë patologjish ose sëmundje të syrit që ndikojnë në shikim dhe cilësinë e tij, si p.sh: katarakti ose perdja, tensioni i syrit, problemet retinale dhe makulare, etj. Prandaj kontrollet duhet të kryhen në mënyrë të rregullt një herë në 6 muaj ose një herë në vit në rastet më pak problematike.
Cilat janë problematikat sipas moshës dhe profesioneve?
Duke filluar më fëmijët, problematikat kryesore që shfaqin fëmijët përveç sëmundjeve të ndryshme të lindura të syrit, që kanë të bëjnë me probleme të strukturës, por dhe të funksionit të syrit. Ato që hasen më shpesh janë defektet e refraksionit, si miopia (vështirësia për të parë për larg), astigmatizmi (vështirësi për afër dhe për larg që shoqërohet dhe me deformim të objekteve) dhe hipermeptropia (vështirësia për afër dhe larg), në rastin e fëmijëve dhe ambliopia (syri dembel), por nëse këto defekte arrihen që të korrigjohen në kohë atëherë fëmija do të zhvillojë shikimin në maksimumin e tij. Për të kaluar tek adoleshentët dhe të rinjtë deri në moshën 40-vjeçare, shumicën e problematikave e përbëjnë infeksionet e ndryshme që mund të merren, traumat gjatë punës ose lëvizjeve, defektet e refraksionit që mund të ndryshohen në kohë dhe patologji që individi mund t’i ketë që në lindje. Pas moshës 40 vjeçare dhe në moshat e treta, situata komplikohet më tepër sepse, përveç problematikave të mësipërme shfaqen dhe patologji të moshës, si katarakti, tensioni i syrit, degjenerimet makulare, problematika që lidhen me sëmundje sistemike si diabeti, hipertensioni arterial etj.
Sa i takon korrigjimit, kur mund të jetë i efektshëm për jetë pa syze, apo jetë aktive pa lodhje?
Zgjedhja e korrigjimit të një defekti refraksioni është shumë individuale, por duhet bazuar në këshillat e mjekut. Përgjithësisht jo vetëm në vendin tonë por në të gjithë botën syzet janë mjeti kryesor i zgjidhjeve të problemeve të shikimit sepse janë komode, korrigjojnë maksimalisht, nuk kanë nevojë për një kujdes të veçantë si lentet e kontaktit dhe sepse gjithmonë e më tepër po bëhen një aksesor mode. Përdorimi i lenteve të kontaktit është në rritje vitet e fundit, por lentet kanë nevojë për një higjienë maksimale gjatë përdorimit, kanë një kufizim të caktuar në orët e përdorimit gjatë ditës dhe për kontrolle më të shpeshta, pasi mund të bëhen burim infeksioni në rast se nuk përdoren dhe të tregohet kujdesi i duhur. Kryerja e laserit për heqjen e syzeve është një teknologji e re, dhe kërkon kontrolle shumë specifike para kryerjes në mënyrë që të përcaktohet nëse mund të kryhet ose jo dhe sa do të jetë efikasiteti i saj.
Nevoja për syze progresive, kultura dijësuese rreth këtij aspekti dhe pse-të.
Syzet progresive janë një risi që lehtëson dhe ndihmon në jetën e personave pas 40 vjeç, pasi shmang përdorimin dhe konfondimin për të përdorur disa palë syze, një palë për larg, një palë për distance të mesme dhe një palë për afër, më syzet progresive ky problem zgjidhet pasi të tria distancat korrigjohen në një xham. Vështirësia, nëse mund të quhet e tillë, qëndron vetëm në orët ose ditët e para të përdorimit, pasi individi duhet të përshtatet me këtë pamje të re dhe të arrijë të koordinojë lëvizjet e kokës dhe të syve, në mënyrë që të arrijë shikimin maksimal në distancën që kërkon. Në momentin që kjo gjë ndodh, atëherë syzet progresive janë zgjidhja e duhur dhe më e mirë.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 137
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.