Në Optika Luani do të gjeni zgjidhjen e shkëlqyer për lentet progresive, të cilat ofrojnë një shikim perfekt në tre distanca dhe rekomandohen për: distancë të largët, siç mund të jetë dhënia e makinës, distancë mesatare si p.sh: puna në kompjuter, gjithashtu ju lejon të shikoni qartësisht afër për leximin e librit, pa pasur asnjë nevojë të ndryshoni syzet tuaja.
Për personat e moshës mbi 40 vjeç ku zhvillimi i presbyopisë, domethënë, humbja e aftësisë së syrit për të parë mirë në afërsi ndodh pas kësaj moshe shkakton vështirësi dhe turbullim të shikimit, lentet progresive janë zgjidhja për korrigjimin e këtij problemi në shikim.
Lentet progresive natyrisht reduktojnë zhvillimin e miopisë si edhe korrigjojnë astigmatismin tek ata persona që e kanë. Natyrisht lentet progresive rekomandohen për ata persona që shfaqin probleme me shikimin afër dhe larg.
Me krenari Optika Luani ka zgjedhur për klientët e saj lentet më të mira progresive sot në tregun botëror. Lentet progresive nuk kanë vijë ndarëse si lentet bifokale, duke siguruar një shikim perfekt, sigurisht duke lejuar sytë dhe kokën të qëndrojnë në pozicion komod natyral gjatë të parit në të tre distancat. Zgjedhja e lenteve progresive me filtër mbrojtës do të eliminonte reflektimin e dritës në të dy anët e xhamit të syzes, duke i parë objektet me një qartësi maksimale. Kjo do të nxirrte në pah edhe sytë tuaj të duken më qartë nga të tjerët. Lentet progresive që ne ofrojmë përshtaten sipas moshës, profesionit dhe aktivitetit tuaj ditor.
Optika Luani me një përvojë disavjeçare në fushën e optikës dhe duke numëruar një shifër të lartë në punimin e syzeve progresive ofron cilësinë më të lartë të xhamave progresivë. Jetëgjatësia e syzeve progresive është deri në 3-4 vite, pra ju nuk keni nevojë që të ndryshoni syzet tuaja çdo vit.
Opticieni Luan Sefa jep informacionin e nevojshëm që duhet për syzet progresive, duke filluar nga lloji i skeletit, madhësia e skeletit dhe lloji i progresives me madhësinë e korridorit të lentes që ju nevojitet në bazë të numrit dhe aktivitetit tuaj të përditshëm.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 148
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.