Të jesh gjithmonë një optimist i pashërueshëm është një “defekt” cerebral. Këtë tezë mbështet një grup studiuesish në Universitetin e Londrës, të cilët kanë shpjeguar se një defekt në pjesën qendrore të trurit i bënë njerëzit ta shohin gotën gjysmë plot, edhe nëse ajo ka brenda vetëm një pikë ujë.
Studiuesit janë bazuar në një eksperiment me 19 vullnetarë, të cilët i janë nënshtruar rezonancës magnetike, ndërkohë që u tregonin atyre se do të përballeshin me ndodhi të pakëndshme apo situata të sikletshme. Më pas u kanë dhënë për të plotësuar një test personaliteti që i përkiste nivelit të optimizmit. Gjatë këtij eksperimenti, studiuesit kanë vërejtur se pjesëmarrësit ishin shumë më tepër optimistë dhe se truri i tyre kryente një aktivitet më të madh në pjesën qendrore të tij kur përballeshin me lajme të këqija, apo me ndodhi të pakëndshme.
Përfundimi i këtij eksperimenti ishte se, sa më shumë optimist të jesh, aq më shumë nuk i konsideron ngjarjet negative, që në shumicën e rasteve është gjë shumë e mirë. Të ndihesh optimist mund të jetë shumë pozitive, pasi ul stresin dhe ankthin. Kjo është mjaft e mirë për shëndetin tonë, por mund edhe të na bëjë që të mos e mendojmë më me shumë kujdes të ardhmen.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.