Këshilla & Arsye

June 26, 2016 | 11:30

Optimizmi është një defekt cerebral

Të jesh optimist i pashërueshëm është një “defekt” cerebral. Këtë tezë e mbështesin një grup studiuesish në Universitetin e Londrës, të cilët kanë shpjeguar se një defekt në pjesën qendrore të trurit i bën njerëzit ta shohin gotën gjysmë plot, edhe nëse ajo ka brenda vetëm një pikë ujë. Kërkuesit janë bazuar në një eksperiment me 19 vullnetarë, të cilët i janë nënshtruar rezonancës magnetike ndërkohë që përballeshin me ndodhi të pakëndshme apo situata të sikletshme. Gjatë këtij eksperimenti, kërkuesit kanë vërejtur se pjesëmarrësit ishin shumë më tepër optimistë dhe truri i tyre kryente një aktivitet më të madh në pjesën qendrore të tij kur përballeshin me lajme të këqija, apo me ndodhi të pakëndshme. Përfundimi i këtij eksperimenti ishte se sa më shumë optimist të jesh, aq më shumë nuk i konsideron ndodhitë negative, që në shumicën e rasteve është gjë shumë e mirë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top