Nga ora 9:30 deri më 11:30 të mëngjesit është periudha e duhur, sipas shkencëtarëve dhe farmakologëve për të pirë kafenë.
Rreth orës 8–9 të mëngjesit, kur sapo zgjohemi nga drita e parë që shohim, niveli i kortizolit në gjak arrin një kulm: është momenti ku jemi më të zgjuar dhe të konsumosh kafe në atë orë rrezikon të bëhesh i varur ndaj saj.
Më mirë ta konsumojmë në fashën e orarit 9:30 – 11:30, kur niveli i këtij hormoni ulet fiziologjikisht, për t’u përgatitur për kulmin e radhës (që vjen mes orës 12:00 dhe 13:00).
Nëse e keni bezdi të ngriheni para orarit ideal, përpiquni të ekspozoheni në sa më shumë dritë natyrore të jetë e mundur. Ritmi ynë kardiak, kompleksi i brendshëm që e mban organizmin tonë të sinkronizuar me ritmet natyrale rregullohet nga grupe neuronesh të specializuara për këtë punë. Këto qeliza nervore kontrollojnë funksionet themelore të gjumit dhe çeljes së syve.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.