Ajo që na ngre nga krevati në mëngjes nuk është vullneti apo zilja e alarmit, por thjesht një hormon: oreksina. Për ta zbuluar këtë është bërë një kërkim në Universitetin e Los Angelos-it, i cili ka treguar se në çastin e zgjimit vihen në punë hormone si oreksina ose ipokretina, të cilat ndikojnë edhe në gjendjen tonë të humorit. Mungesa e njërit prej këtyre hormoneve mund ta çojë njeriun drejt një gjendjeje depresive. Studimi është shumë i rëndësishëm, sepse mbi të gjitha merr në shqyrtim mekanizmat që rregullojnë gjumin dhe çlodhjen. Ky hormon u zbulua rreth 10 vjet më parë. Ata njerëz, të cilëve trupi nuk ua prodhon hormonin e oreksinës, vuajnë nga pagjumësia dhe nga depresioni.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.