Të gjithë, herë pas here përjetojmë ankth dhe stres, por kur kjo gjendje zgjat me javë, kur na pengon në zhvillimin e një jetë normale është mirë të bisedohet me mjekun. Ankthi mund të trajtohet përmes ilaçeve dhe terapive të ndryshme.
Përveç gjendjes emocionale dhe mendore, ankthi ndikon edhe në organe e funksione të ndryshme të trupit.
Sistemi nervor
Përbëhet nga truri, palca kurrizore, nerva dhe qeliza të veçanta të quajtura neurone. Stresi i tepërt shkakton prodhimin e hormoneve që përshpejtojnë ritmin e zemrës dhe frymëmarrjen, rrit nivelin e sheqerit në gjak dhe furnizon me shumë gjak krahët dhe këmbët.
Muskujt
Kur jeni të shqetësuar për diçka, muskujt e shpatullave dhe qafës mund të tensionohen dhe kjo shkakton dhimbje koke. Masazhi, frymëmarrja e thellë dhe joga, mund të ndihmojnë.
Frymëmarrja
Nëse jeni shumë të shqetësuar, mund të merrni frymë më thellë ose më shpesh pa e kuptuar. Nëse keni probleme të frymëmarrjes të lidhura me astmën, sëmundjen e mushkërive ose sëmundje të tjera, kjo mund të përbëjë rrezik.
Zemra
Stresi ju bën më të rrezikuar nga presioni i lartë i gjakut, infarkti në zemër ose goditja në tru. Nivelet e të larta të ankthit mund të bëjnë zemrën të pompojë më shpejt. Nëse kjo ndodh pa pushim, muret arteriale ngurtësohen, rritet kolesteroli e një sërë problemesh të tjera.
Sheqeri në gjak
Stresi rrit nivelin e sheqerit në gjak. Trupi juaj zakonisht e ruan atë për ta përdorur më vonë. Por ndonjëherë, nëse jeni mbipeshë ose keni diabet, sheqeri mund të qëndrojë shumë gjatë, duke shkaktuar sëmundje të zemrës ose të veshkave.
Sistemi imunitar
Nëse trupi juaj ndikohet nga efektet fizike të shqetësimit, nuk mund të luftojë as mikrobet. Stresi që ju shkaktojnë mendimet, ka kosto shëndetësore. Kjo mund ta bëjë më të vështirë të shmangni gripin, herpesin dhe viruset e tjera.
Stomaku
Kur jeni nervoz mund të ndieni edhe dhimbje stomaku, nëse kjo ndodh shpesh, problemet mund të agravojnë edhe në ulçer. Nëse hani ushqime me sasi të lartë yndyre dhe sheqeri, stomaku duhet të punojë më shumë për t’i tretur ato, duke rritur aciditetin.
Jeta seksuale
Shqetësimet mund t’ju marrin gjithë vëmendjen dhe të jeni më pak të interesuar për seks. Nëse ndodh për një kohë të gjatë, mund të ulë nivelet e hormoneve seksuale.
Burimi / www.pernenat.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.