Të vendosin të martohen sepse duhen, jo sepse duhet!
Të zgjedhin atë që duan, jo atë që i duhet!
Të zgjedhin të bëhen prindër, sepse e dëshirojnë dhe e ndjejnë se duhet të kenë diçka të përbashkët, jo sepse duhet!
Të përshtaten me një kulturë ndryshe nga ajo e tyre, gradualisht, jo menjëherë, pasi bëjnë shumë gabime dhe i kuptojnë vetëm kur i vjen fundi!
Të arsimohen dhe të zgjedhin një profesion, jo të presin të ushqehen nga burri!
Të mos pranojnë t’u preket asnjë fije floku, por të mirëkuptohen e të përfshihen në vendimmarrje në familje!
Shteti të sigurojë mbështetje, strehëza për gra dhe fëmijë të krijojë kushtet e duhura në to, jo t’i ndërtojë e t’i lërë në mëshirë të fatit, që këto gra përsëri të mos gjejnë asnjë mbështetje as atje, të rishikojë urdhrin e mbrojtjes, të nisë edukimi për dhunën që në shkollat 9-vjeçare!
Së fundmi, të funksionojë siç duhet check-up për të specifikuar shenja të çrregullimeve mendore. Kur them të funksionojë ky test, që përfshihet në check-up për shëndetin mendor, ta bëjë një psikologe apo psikiatre, të mos shkurtohen psikologë nga sistemi shëndetësor, pasi janë të domosdoshëm dhe të paktën të vendoset një psikolog për çdo shkollë, jo një për tri shkolla, pasi fëmijët mund të jenë indikatorë të rëndësisshëm të dhunës në familje dhe këtë mund ta specifikojë vetëm psikologu i shkollës. Ndërsa empatia e komunitetit vlen të jetë më e nxitur.
Një grua sjell në jetë një qenie tjetër, të ka sjellë edhe TY që e dhunon, ndaj më mirë lëre të jetojë jetën e saj! Pranoje divorcin pasi nuk është dobësi e jotja, por thjesht fundi i një marrëdhënieje. Vetëm kaq!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.