Të qenit nënë, bashkëshorte, psikologe e njëherësh pedagoge, e bën të përfshihet emocionalisht dhe të japë kontributin e saj karshi shumë fenomeneve që kalon vendin ynë sot. Por ajo që e prek më shumë Orjola Pampurin dhe e bën të ngrejë zërin e saj mesazh-plotë, janë një kategori e veçantë fëmijësh që kanë nevojë për kujdesje. Ja se si drejtohet psikologia ndjekësve të saj në rrjetin social Facebook duke kërkuar në shenjë ndërgjegjësimi, përfshirjen e tyre në përkrahjen e fëmijëve me aftësi ndryshe.
Fëmijët me aftësi ndryshe nuk janë diçka e pazakontë. Ata vetëm duan të jenë si të tjerët, të jenë të PRANUAR. A mundem të kërkoj diçka? A është dikush gati të kopjojë këtë status në nderim të të gjithë fëmijëve, të cilët janë unike në mënyrën e vet? Le të shohim kush ka një zemër të mirë! Unë e di se cilët nga miqtë e mi kanë për ta bërë këtë, prandaj mos e shpërndani, por kopjojeni në murin tuaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.