Editorial

April 21, 2025 | 9:59

Orjona Tresa: Kur njeriu duhet të jetë NJERI!

Përpara se të mbrojmë “një fenomen” — qoftë duke e idealizuar si diçka pozitive, apo duke e mëshiruar si më të pafatin — është e rëndësishme të japim së pari shembullin tonë personal. Nuk mjafton të flasim me fjalë të bukura dhe ndjenja sipërfaqësore. Mbështetja e vërtetë jepet përmes veprimeve konkrete, jo vetëm retorikës.

orjona
Vullnetarizmi është shprehje e humanizmit dhe njerëzores. Ai realizohet në praktikë, jo në teori. Nuk është nevoja të jesh filozof/e për “të mbrojtur” një kauzë me fjalë. Nëse e kemi me të vërtetë zemrën kaq të madhe për të përkrahur dikë apo diçka, atëherë le të ndihmojmë aty ku ka nevojë reale.
Filloni nga arsimi — apo mos ndoshta keni frikë se dikush do t’ju tejkalojë?
Jepini mundësi për punë, për të treguar aftësitë e tij/saj në mënyrë të denjë. Vetëm atëherë mund të flasim për mbështetje të vërtetë dhe përfitim të ndershëm nga ajo që një njeri ka për të dhënë.
E kam fjalën për debatet e kohëve të fundit, ku një e ashtuquajtur “kauzë” ngrihet në piedestal, duke na u shitur si një çështje madhore, kur në të vërtetë shpesh nuk është ashtu siç paraqitet. Bëhet fjalë për disa personazhe publikë që “mbrojnë” me zell — si luani prenë e vet — një djalosh të ri, të cilit jeta nuk i ka ofruar kushtet minimale për një të ardhme të sigurt, që nga arsimimi e në vazhdim.
Pa gjykuar rrethanat — sepse një fëmijë është gjithmonë i pafajshëm — ai ka nevojë për mbështetje të vërtetë, jo për spektakël mediatik, madje nga ato spektakle që ofrojnë falas dhe ndasi krahinore, që është një gjë shumë e rrezikshme. Nëse me të vërtetë doni të ndihmoni, bëjeni këtë duke ofruar ndihmë konkrete: mbështetje terapeutike për të përballuar të shkuarën, dhe mundësi reale për të zhvilluar talentet e tij.
Mjaft më me ndasi krahinore, që vetëm helmojnë shoqërinë. Para se të jetë pjesë e një krahine apo grupi, njeriu është mbi të gjitha… NJERI.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top