Shumica e njerëzve kanë një marrëdhënie dashuri-urrejtje me këto sandale të quajtura “Crocs”, pasi janë shumë të përhapura dhe shumë të rehatshme. Por, sipas një doktoreshe të ortopedisë, përdorimi i tepërt i tyre mund të jetë shumë i rrezikshëm, pasi shkakton dëme të mëdha në trup.
Nëse mbathni “Crocs” herë pas herë nuk do të keni shqetësime, por nëse ju i mbani për një kohë të gjatë, atëherë ju rrezikoni deformime të shputës së këmbëve dhe gishtërinjve.
Dr.Leahy shpjegon se arsyeja e këtij deformimi është forma e sandaleve pasi nuk ofron mbështetje të plotë për thembrën. Kështu, këmba juaj pëson shtrembërime që fillimisht nuk dallohen.
Prandaj, bëni mirë që nëse nuk i shmangni dot, të paktën të mos kaloni shumë kohë me këto sandale veshur.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.