Tensioni nuk është jashtë jush, është në stilin tuaj të gabuar të jetës. Ju jetoni në konkurrencë e kjo ju krijon tension. Ju po jetoni në një krahasim të vazhdueshëm dhe kjo do të krijojë tension. Ju gjithmonë jeni duke menduar për të kaluarën ose për të ardhmen dhe për të humbur të tashmen e cila është e vetmja realitet, e kjo ju krijon tension.
Ështe thjesht një çështje e të kuptuarit. Nuk ka nevojë për asnjë lloj konkurrence me askënd. Ju jeni vetja, dhe ashtu siç jeni, ju jeni perfekt të mirë.
Pranoje veten.
Kjo është mënyra se si ekzistenca dëshiron që të jesh. Disa pemë janë më të larta, disa pemë janë më të vogla. Por pemët e vogla nuk janë të tensionuara e as pemët më të larta nuk jane të mbushura me ego. Ekzistenca ka nevojë për shumëllojshmëri. Dikush është më i fortë se ti, dikush është më inteligjent se ju – por në diçka, gjithashtu ju jeni më të talentuar se kushdo tjetër.
~ OSHO ~
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.