Të parandalosh një sëmundje është më e lehtë sesa të mjekosh. Por për përmbushjen e këtij misioni me rëndësi, është njohja me faktorët e riskut. E cilësuar si një sëmundje e heshtur, pjesë e procesit normal të plakjes, osteoporoza shoqërohet me humbje progresive të masës kockore. Sipas mjekut reumatolog, Ervin Rrapushi, modifikimi i faktorëve të riskut është hapi i parë në sfidën e përbashkët për ta parandaluar.

Në intervistën dhënë për gazetën Panorama, doktori ndalet edhe te komplikimet që sjell osteoporoza, si edhe metodat e trajtimit.
Doktor, çfarë është osteoporoza dhe nga se shkaktohet?
Termi osteoporozë (kockë poroze) u përdor për herë të parë në Francë dhe Gjermani bazuar vetëm në të dhënat histologjike, ku kocka konsiderohej si një kockë e butë dhe e thyeshme, si një sëmundje e heshtur, që ishte pjesë e procesit normal të plakjes. Osteoporoza është një sëmundje metabolike e kockës e karakterizuar nga: ulje e masës kockore, dëmtim i mikroarkitekturës kockore, raport i ruajtur midis përmbajtjes minerale dhe matriksit të kolagenit, si dhe rritje të rrezikut për fraktura. Ajo fillon si humbje e masës kockore dhe pasohet nga ndryshime të rëndësishme në mikroarkitekturën kockore. Osteopenina konsiderohet si stadi asimptomatik që i paraprin osteoporozës dhe gjatë së cilës nuk shfaqen fraktura patologjike. Nuk ka një shkak që sjell osteoporozën, ajo është multifaktoriale, nëse flasim për osteoporozën primare, ajo i atribuohet postmenopauzës apo vjen si proces normal i plakjes, ndërsa osteoporoza sekondare (dytësore) paraqet një shumëllojshmëri shkaqesh dhe vjen pas një patologjie tjetër si: patologji endokrine (përdorimi i gjatë i kortizonikëve, sëmundje të tiroides, hipogonadizmi, anoreksia, sëmundje të gjëndrave paratiroide); patologji të palcës së kockës (mieloma multiple, leucemia etj); imobilizimi (moslëvizja për një kohë të gjatë, si për shembull, në rastin e frakturave; patologji gastrointestinale (gastrectomy, ciroza, celiakikeqpërthithja), sëmundjet e veshkave (insuficencë renale); patologji respiratore kronike; patologji të trashëguara të indit lidhor (osteogenesis imperfecta); Artriti Reumatoid, Lupusi eritematoz sistemik, Morbus Bechterieë; medikamente (antiepileptikët, heparin, methotrexate, cyclophos phamide, litium, tamoxifen).
Nëse mund të ndalemi te faktorët e riskut, cilët veçohen?
Janë identifikuar një shumëllojshmëri faktorësh, të cilët konsiderohen potencial për shkaktimin e osteoporozës. Është shumë e rëndësishme që ato të identifikohen sa më herët, për ta parandaluar apo për ta zbuluar atë që në fazën e osteopenisë. Faktorët klasifikohen si primarë dhe sekondarë. Te faktorët primarë bëjnë pjesë: frakturë e mëparshme para moshës 30 vjeçe, anamnezë familjare për frakturë koksofemorali (predispozitë gjenetike), duhanpirja, pesha trupore më e vogël se norma individuale, densiteti kockor i ulët. Faktorët sekondarë (dytësorë) klasifikohen në faktorë të pamodifikueshëm: raca e bardhë (predispozitë gjenetike), mosha e avancuar, shëndet i dobët, demenca; dhe në faktorë të modifikueshëm: administrimi i sasive të pakta të kalciumit, çrregullim ushqyerjeje (anoreksia nervore, më pak bulimia), nivel i ulët i testosteronit (meshkuj), deficit estrogeni (amenore > 1 vit ose menopauzë më herët se 45 vjeç), administrim i tepërt i alkoolit, mungesë ekspozimi në rrezatim ultraviolet, jeta sedentare, dëmtim i shikimit, patologji neurologjike. Klasifikimi i faktorëve sekondarë në këto dy nëngrupe na jep mundësi të drejtpërdrejtë në parandalim.
Cilat kategori kanë predispozitë të preken prej kësaj sëmundjeje dhe a ka predis pozitë moshore?
Të gjithë individët që paraqesin faktorët e riskut të përmendur më sipër primarë apo sekondarë, janë të rriskuar për të zhvilluar osteoporozë. Në një klasifikim tjetër, duke marrë si kriter moshën, e klasifikon atë si tipi i parë, që shfaqet në gra me moshë relativisht të re gjatë 15 viteve të para pas menopauzës dhe tipi i dytë, që shfaqet në të moshuarit mbi 65 vjeç. Tipi i parë i atribuohet menopauzës, prek moshën 50-65 vjeçe, dhe raporti meshkuj: femra është 6:1, ndërsa tipi i dytë i atribuohet plakjes, mosha mbi 65 vjeçe dhe raporti meshkuj: femra 2:1.
Për sa u takon shenjave klinike, apo shqetësimeve që shfaqen…
Osteoporoza nuk ka shenja klinike të mirëfillta. Shfaqja e frakturave kompresive të vertebrave osteoporotike shoqërohet me: radikulopati (dhimbje që shkaktohet nga shtypja e nervit), deformim i shtyllës kurrizore me kifozë torakale dhe lordozë lumbare kompesatore. Në raste të avancuara, kifoza mund të shoqërohet edhe me çrregullime kardiake dhe pulmonare. Gjatësia trupore shkurtohet mbi 4 cm. Në raste të avancuara, kur reduktimi i gjatësisë trupore arrin rreth 35 cm, statika e individit karakterizohet nga: hiperlordozë të qafës, koka nuk qëndron dot në pozicion drejt, artikulacionet koksofemoralë dhe gjunjët janë në pozicion fleksioni.
Si diagnostikohet osteoporoza?
Nëse pacienti/ja paraqet shenjat klinike që përmendëm, si edhe paraqet faktorët e riskut të mësipërm, atëherë është e mundur që të diagnostikohet pasi u nënshtrohet edhe disa ekzaminimeve të tjera imazherike, si radiografia konvecionale, DEXA qendrore dhe periferike, CT, MRI etj. Njëkohësisht në diagnozë është e rëndësishme realizimi edhe i disa ekzaminimeve të tjera laboratorike, si niveli serik i kalciumit, vitaminës D3, si edhe disa ekzaminime të tjera, të cilat evidentojnë edhe një shkak të osteoporozës dytësore. DEXA është teknikë pa rrezatim dhe e përshtatshme për të monitoruar ndryshimet e densitetit kockor në kohë, përdoret për të ndjekur në kohë përgjigjen ndaj mjekimit me antiosteoporotik. Teknika e përdorur në praktikë sot është dual-energy-x-ray absorptiometri (DEXA). DEXA është e sigurt dhe e saktë me nivel të ulët radiacioni. Kriteret e WHO për osteoporozën bazuar në DEXA janë: Osteopenia nëse BMD është midis 1 dhe 2.5 SD poshtë mesatares së adultëve të rinj (T-score midis -1 dhe -2.5). Osteoporozë nëse BMD është me poshtë se 2.5 SD mesatares së adultëve të rinj të shëndetshëm (T-score< -2.5). Osteoporozë e vendosur nëse T-score < -2.5 dhe prezenca e një frakture. DEXA realizohet një herë në vit për të ndjekur efektshmërinë e trajtimit me preparatet antiosteoporotike, si edhe nëse rezulton me vlera të Tscore normale, ajo përsëritet një herë në dy vite.

Në momentin që humbet beteja për ta parandaluar, komplikacionet që mund të sjellë cilat janë?
Komplikacioni kryesor i osteoporozës është fraktura osteoporotike, përqindja e frakturave që i atribuohet osteoporozës për shkak të densitetit të ulur kockor varion nga 10- 40% për fraktura specifike dhe deri në 15% për të gjitha frakturat. Komplikacionet e tjera i dedikohen tipit të frakturës specifike. Frakturat e artikulacionit koksofemoral (k/f) janë ato që kontribuojnë më shumë në invaliditetin e lidhur me osteoporozën. Në 50% të rasteve pacientët nuk janë në gjendje të ecin pa ndihmë. Gjithashtu, pacientët me fraktura të k/f kanë predispozitë për bronkopneumoni dhe infeksione të traktit urinar. Vdekshmëria nga frakturat e artik k/f është më e lartë te burrat se gratë, rritet me rritjen e moshës dhe është më e lartë për ata pacientë me patologji të tjera. Rreziku i vdekjes është më i lartë menjëherë pas frakturës dhe ulet gradualisht me kalimin e kohës. Shkaku i vdekjes në përgjithësi u atribuohet patologjive të tjera kronike, jo vetë frakturës. Frakturat vertebrale kanë si pasoja klinike kryesore dhimbjen e kurrizit, kifozën dhe reduktimin e gjatësisë trupore. Rritja e numrit të frakturave vertebrale shoqërohet me reduktim të cilësisë së jetës. Frakturat vertebrale shoqërohen me rritje të vdekshmërisë 1 vit pas frakturës. Me kalimin e kohës, nivelet e vdekshmërisë përkeqësohen. Mendohet se përgjegjës janë patologjitë bashkëshoqëruese. Frakturat e artikulacionit radiokarpal (r/ c) të kyçit të dorës, nuk e rrisin mortalitetin. Frakturat e r/c mund të dëmtojnë disa aktivitete, si të shkruarit apo gatimi. Këto fraktura shumë rrallë janë invalidizuese.
Si trajtohet osteoporoza?
Qëllimi i terapisë së osteoporozës është reduktimi i rezorbimit kockor dhe përmirë- simi i formimit kockor. Terapitë që rekomandohen janë terapi medikamentoze dhe jomedikamentoze. Terapia jomedikamentoze përfshin: suplement kalcium dhe vitaminë D; parandalimi i rrëzimeve; ushtrimet fizike. Terapia medikamentoze përfshin: terapinë anabolike (hormoni i paratiroides); terapia antirezorptive (Bisphosphonate: alendronate, risendronate, ibandronate, këto tri preparate janë të miratuara nga FDA për parandalimin dhe trajtimin e osteoporozës, SERM – raloxifene, Calcitonine); terapi zëvendësuese hormonale. I takon mjekut pas diagnostikimit dhe vlerësimit klinik të pacientit të vendosë se cila strategji mjekimi është më efikase. Kalciumi dhe vitamina D, humbja kockore ndodh kur marrja e kalciumit dhe absorbimi janë të pamjaftueshëm për të balancuar humbjet ditore të kalciumit. Doza ditore e kalciumit për moshën 19-50 vjeç është 1000 mg në ditë, për moshën më të madhe se 50 vjeç është 1200-1500 mg në ditë. Shtesat në dietë dhe të vitaminës D kanë dhënë një ulje të riskut për frakturë dhe kanë ndikimin e tyre në parandalimin e osteoporozës. Dozat fiziologjike të vitaminës D janë të rëndësishme për të pasur një mineralizim optimal të kockës. Individët më të mëdhenj se 50 vjeç duhet të marrin të paktën 600 UI /ditë 25-OH vit D në formë multivitamine ose me kalcium të kombinuara dhe në muajt e dimrit në pacientët që nuk ekspozohen në diell rregullisht mund të marrin deri në 800 UI/ditë.
Regjimi ushqimor mbetet edhe në këtë rast tejet i rëndësishëm, çfarë rekomandohet?
Rekomandohet një dietë e mirëbalancuar për marrjet ditore me perime, fruta dhe peshk, të cilat janë të pasura me kalcium dhe vitaminë D. Ndër ushqimet më të përmendura që i përmbajnë këto dy elemente janë portokalli, pjeshka, bajamet, luleshtrydhet, brokoli, bishtajoret, sallata jeshile, peshku, sardelja dhe salmon, veza, qumështi dhe nënproduktet e tij, soja dhe nënproduktet e saj, si qumështi i sojës dhe tofu.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.