Këshilla & Arsye

February 15, 2018 | 11:56

Osteoporoza: disa rregulla për të pasur kocka të forta në çdo moshë

Ekspertët e gjithë botës nuk do të lodhen asnjëherë së këshulluara: osteoporoza dhe kockat e dobëta nuk janë një problem vetëm i femrave në menopauzë, por këto shqetësime u përkasin edhe meshkujve dhe mund të parandalohen apo kufizohen vetëm duke u kujdesur që nga fëmijëria.

Sipas studimeve të ndryshme që janë bërë në këtë fushë, osteoporoza është ndër sëmundjet më të përhapura të kockave dhe karakterizohet nga pakësimi i densitetit mineral kockor, e cila rrit rrezikun e frakturave. Mendohet shpesh që bëhet fjalë për një patologji të limituar vetëm te femrat e moshuara, por numrat flasin qartë dhe tregojnë një realitet ndryshe. Edhe pse është e vërtetë që femrat janë më të prekura nga osteoporoza dhe që menopauza e rrit deri në katër herë rrezikun për të vuajtur nga kjo sëmundje, nuk duhet të harrojmë që edhe meshkujt preken nga ky shqetësim. Faktorët që shtojnë rrezikun e frakturave të kockave për shkak të osteoporozës janë të shumtë dhe ndër më të rëndësishmit janë: fraktura të mëparshme, mosha, menopauza, etj.

 

Parandaloni në pak hapa

Nuk ka një formulë magjike që na lejon ta evitojmë 100% dobësimin e kockave në moshën e tretë, por është e sigurt që të fillojmë të forcojmë kockat që në fëmijëri është e rëndësishme, ashtu siç është e rëndësishme të kemi përgjatë gjithë jetës zakone të shëndetshme për të ruajtur kockat.

Ja disa këshilla nga “Siommms” dhe nga Fondacioni “National osteoporosis” në SHBA.

1. Sa më shumë kalcium dhe vitaminë D

Të dyja substancat bashkëpunojnë ngushtësisht me njëra-tjetrën për të garantuar shëndetin e kockave, dhe ndërkohë që e para mund të merret nëpërmjet ushqimit, e dyta sintetizohet nga organizmi sidomos kur lëkura ekspozohet ndaj diellit. Ndaj konsumoni sa më shumë qumësht e bulmet (më mirë nëse është me përmbajtje të ulët yndyrnash) si dhe dilni sa më shumë në natyrë.

 

2. Ndiqni një dietë të shëndetshme

Vetëm kalciumi dhe vitamina D nuk mjaftojnë dhe një ushqyerje korrekte është e nevojshme për t’i dhënë organizmit gjithçka që shërben për të ndërtuar dhe ruajtur kocka të shëndetshme. Magnezi, potasi, vitaminat janë të pranishme te shumë fruta e perime. Proteinat janë thelbësore, por nuk duhet ta ekzagjeroni përndryshe rrezikoni të ulni nivelin e kalciumit. Më mirë evitoni, ose pakësoni edhe alkoolin, kripën dhe kafeinën.

3. Mos harroni stërvitjen

Ushtrimi fizik është thelbësor për shëndetin e kockave dhe ndikon ndjeshëm për ruajtjen e tonifikimit muskular, të ekuilibrit dhe fleksibilitetit duke ndihmuar në uljen ndjeshëm të rrezikut ndaj frakturave.

 

4. Mos pini duhan

Edhe pse ende shumë pak njerëz e dinë, tymi i duhanit është i rrezikshëm, sepse pakëson densitetin mineral kockor.

 

 

Përgatiti: Manjola Ereqi

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top