“Fëmijët kanë nevojë për artin dhe tregimet, poezinë dhe muzikën, siç kanë nevojë për dashuri dhe ushqim, ajër të pastër dhe lojë.”
Fjalë e urtë nga Philip Pullman, i cili mori Çmimin Memorial Astrid Lindgren në vitin 2005:
Nëse nuk i ushqeni fëmijët, dëmi shpejt bëhet i dukshëm. Nëse nuk i lejoni fëmijët të thithin ajër të pastër dhe të luajnë, dëmi është gjithashtu i dukshëm, por jo në mënyrë të shpejtë. Nëse nuk u jepni dashuri fëmijëve, dëmi nuk mund të shihet për disa vite, por është i përhershëm. Por, në qoftë se nuk u kultivoni artin, tregimin, poezinë, muzikën, dëmi nuk vërehet aq lehtë. Megjithatë është aty. Trupat e tyre mund të jenë të shëndetshëm; ata mund të vrapojnë, të kërcejnë, të notojnë, të hanë si të uritur dhe të bëjnë shumë zhurmë, pasi fëmijët këto bëjnë gjithmonë, por diçka u mungon.
Është e vërtetë se disa njerëz rriten duke mos pasur qasje ndaj artit, por jetojnë të lumtur, bëjnë jetë të mirë, edhe pse në shtëpitë e tyre nuk ka libra, edhe pse nuk kujdesen shumë për fotot, dhe nuk kanë lidhje me muzikën. E pra, kjo është në rregull. Unë njoh njerëz të tillë. Ata janë fqinjë të mirë dhe qytetarë të dobishëm.
Por, të tjerë njerëz, në një fazë të fëmijërisë apo rinisë së tyre, apo ndoshta edhe në pleqëri, ndeshen me diçka që nuk e kanë ëndrruarmë parë. Ajo është aq e huaj për ta si një anë e errët e Hënës. Por një ditë ata dëgjojnë një zë në radio duke lexuar një poemë, ose kalojnë nga një shtëpi me një dritare të hapur, kur dikush është duke luajtur në piano, ose shohin një poster të një pikture të veçantë në murin e dikujt, dhe ajo i godet saqë u merren mendtë. Asgjë nuk i përgatiti ato për këtë. Ato papritmas kuptojnë se janë të uritur, edhe pse ata nuk kishin idenë e kësaj një minutë më parë; një uri për diçka kaq të ëmbël dhe të shijshme, që pothuajse thyen zemrën e tyre. Ata pothuajse qajnë, ndjehen të trishtuar dhe të lumtur dhe vetëm mirëpresin nga kjo përvojë krejtësisht e re dhe e çuditshme, ata janë të dëshpëruar teksa dëgjojnë më pranë radios, zgjaten jashtë dritares, nuk mund të heqin sytë nga një poster. Ata e donin këtë, kishin nevojë për këtë ushqim, si një person i uritur ka nevojë, dhe kurrë nuk e kishin ditur. Nuk kishin asnjë ide.
Edhe një fëmijë ka nevojë për muzikë, fotografi apo poezi. Po të mos ishte për këtë mundësi, ata kurrë nuk mund ta takojnë atë, dhe mund të kalojnë tërë jetën e tyre në një gjendje të urisë kulturore, pa e ditur atë.
Efektet e urisë kulturore nuk janë dramatike dhe të shpejta. Ata nuk janë lehtësisht të dukshme.
Dhe, si të them, disa njerëz, njerëz të mirë, miq dhe qytetarë, thjesht nuk e përjetojnë atë; ato janë të pa plotësuar.Nëse të gjithë librat, muzika dhe të gjithë pikturat e botës do të zhduken brenda natës, nuk do të ndjehen keq, madje nuk do e vënë re këtë.
Por uria ekziston në shumë fëmijë, dhe shpesh ajo kurrë nuk jep kënaqësi, sepse nuk zgjohet. Shumë fëmijë në çdo pjesë të botës janë të uritur për diçka që i ushqen, që i’u ushqen shpirtin e tyre në një mënyrë që asgjë dhe aksush nuk mund ta bëjë.
Ne themi, se çdo fëmijë ka të drejtë për ushqim dhe strehim, arsim, trajtim mjekësor, dhe kështu me radhë.
Gjithashtu, ne duhet të kuptojmë se çdo fëmijë ka të drejtë për përvojën e kulturës. Ne duhet të kuptojmë se pa tregime dhe poezi, foto dhe muzikë, fëmijët do të vdesin nga uria.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.