Dëshmi

August 28, 2018 | 13:59

Pa asnjë kontroll mjekësor dhe pas një shtatzënie të rrallë, shpëton për mrekulli foshnja…

Një shtatzëni gjithmonë është interesante. Fakti që vetë trupi është i aftë të krijojë një person të ri është magjik. Në mars 2017, një grua, e cila preferon të mos e publikojë emrin e saj, shkoi në një spital në Barnaul, një qytet në Siberinë perëndimore. Gruaja ishte shtatzënë prej 41 javësh dhe tashmë kishte ardhur momenti që ajo të lindte.

Ajo kurrë nuk ishte vizituar sepse nuk iu besonte shërbimeve shëndetësore. Por kur e pa se fëmija nuk donte të dilte, ajo u detyrua të kërkonte ndihmë profesionale.

Pas kontrollit mjekët mbetën të shtangur nga ajo që ata konstatuan, foshnja nuk ishte në mitrën e nënës, por në zgavrën e barkut, është ajo që quhet shtatzëni ektopike, në të cilën veza e fekonduar është e lidhur me një pjesë tjetër të trupit (si tubat fallopiane) në vend të mitrës por embrioni është rritur në zgavrën e barkut, një gjë shumë e pazakontë, janë shprehur ata. Dhe që fëmija të mbijetojë në këtë lloj shtatzënie është akoma edhe më e pazakontë. Sapo e zbuluan, mjekët përgatitën sallën e operacionit për ta sjellë atë në jetë.

Operacioni ishte me rrezik të lartë si për fëmijën dhe për nënën, kishte shume pak raste në të cilat kishin mbijetuar nëna dhe fëmija. Heqja e placentës përbën një rrezik të madh për nënën, e cila vuan një hemorragji të madhe. Operacioni zgjati dy orë, më shumë se një prerje normale cezariane.

Kur mjekët kishin nxjerrë jashtë fëmijën, ata kishin arritur të bënin një mrekulli. Foshnja merrte frymë, ishte i shëndetshëm dhe peshonte më shumë se 4 kg.

Nëna krenare vendosi ta quante Veronika, që do të thotë grua fitimtare. Nëna, e cila më parë dyshonte efektivitetin e mjekësisë, thotë se nëse ajo do të ishte përsëri shtatzënë, do të bënte të gjitha kontrollet dhe konsultimet në qendrën mjekësore. Veprimi i mjekëve e bëri atë të kuptojë se sistemi shëndetësor funksionon.

 

Burimi / www.bigodino.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top