Në fokus

May 8, 2017 | 10:20

Pa punë dhe me probleme shumë

1

Pas viteve ’90 ku u mbyllën shumë fabrika, uzina dhe ndërrmarrje, ku ishin punësuar e gjithë popullsia dhe vendi ynë ishte vetëprodhues, tranzicione të reja ndeshëm. Filloi emigrimi brenda vendit, duke i parë qytetet si opsione më të mira jetese dhe punësimi. Shumë emigruan jashtë vendit të tyre, një pjesë e mirë prejt tyre duke përftuar edukimin me profesion, të tjerë përmes arsimimeve përkatëse. Pas dy dekadash e gjysmë, rikthimi i disave në vend, e vuan ende tranzicionin e përshtatjes. Arsimi i lartë në 10-vjeçarin e fundit po ecën me hapa galopant, ku të gjithë kanë mundësinë e shkollimit, dhe si rrjedhojë qëndron mungesa e zanateve.

Anxhela Peza Psikologe Klinike  dhe Këshillimi

Anxhela Peza
Psikologe Klinike
dhe Këshillimi

Një individ i papunë është rrjedhojë e rritjes së shkallës të korrupsionit, taksat e larta, mungesa profesionale e punonjësve që pajtojnë njerëz në punë dhe paaftësia e punëkërkuesve si dhe aftësia sipërmarrëse. Për të mos folur për një sistem militantësh në punë dhe jo me meritokraci, luks kjo e fundit. Mashkulli pavarësisht se mbetet shtylla e familjes së madhe, barazia gjinore, dinamika e jetës së vrullshme ka bërë që edhe grave t’ju rriten detyrat në familje sikurse është edhe nevoja e punësimit të gruas me kohë të plotë, investimi në karrierë. E gjitha kjo ka shpënë në “Gropa” të mëdha të papunësisë, e cila ka sjellë vazhdimisht shtimin e patologjive që kanë mbërthyer psikologjinë e popullit shqiptar, apatinë, mbistresin, neglizhencën, dyzimet e personalitetit etj., nocione që mund të marrin kornizë relative për çdo situatë të caktuar. Kështu pra, papunësia mbetet sot një nga problematikat kyçe në vend.

Lidhja e ankthit me papunësinë

Të rinjtë: përjetojnë një ankth dhe vetëvlersim të ulët, mendojnë se nuk janë të aftë për të nisur diçka, nuk aprovohen dijet e tyre, hasin stepjen dhe se nuk mund t’ja dalin dot edhe për shkak të mos aprovimit dhe motivimit nga ana e specialistëve specifikë. Deprimohen deri në atë pikë, duke menduar se nuk do mund të fillojnë punë kurrë. Moshat e rritura 40-55 vjeç: kjo moshë për femrat ka fillesat e menopauzës me ndryshimet , të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në shëndetin e saj. Papunësia përjetohet me depresion, çrregullime të gjumit, çrregullime të të ngrënit, luhatjet e humorit, vetëvlersim i ulët, etj. Nga ana tjetër, duke marrë në konsideratë dhe meshkujt, ndodhen në kulmin e punës së tyre, ku ata janë të fuqishëm me përvojë punë, të përgjegjshëm dhe e dëshirojnë punën. Janë kryefamijarë mbi të gjitha.

Pasojat që sjell papunësia

Njerëzit e papunë shpesherë të krijojnë një lloj bezdie. Tek i shohim ata në një formë të pandërgjegjshme, fokusimi në jetë duket se i ka bërë ata të humbasin dëshirën për të vijuar normalitetin e përditshmërisë. Kjo më tej ccon edhe në paragjykimin e theksuar që shoqëria ushtron ndaj kësaj kategorie, duke i cilësuar si të paaftë, të padobishëm e të tjera si këto. Në fakt, kjo apati, që të papunët janë të detyruar të shohin t’ju përplaset çdo ditë në fytyrë, lë jo pak pasoja në gjendjen e tyre emocionale e shpirtërore. Studimet në fushën e psikologjisë për humbjen e punës mund të kenë një çmim psikologjik dhe biologjik njëkohësisht, shkak që pason në shfaqjen e depresionit, çrregullimet e ankthit shtojnë shenjat somatike, të tilla si lodhje apo dhimbje koke dhe sjellin norma të larta të sëmundjeve mjekësore. Sipas një studimi nga Jahoda, Lazarsfeld & Zeisel, 1972, në të shumtën e rasteve të tilla, është vënë re që ndjenjat që shkakton në masë papunësia janë: apatia, dorëzimi, demoralizimi dhe pasiviteti, të cilat janë shfaqur si pasojë e papunësisë për shumë individë. Bashkë me papunësinë, orvatjet për vetëvrasje mund të rriten. Ndikimi i papunësisë shfaqet më rëndë tek meshkujt sesa tek femrat. Sa më të mëdha të jenë përmasat që shkakton papunësia tek individi, aq më të mëdha janë pasojat psikologjike. Eisenberg & Lazarsfeld (1938). Të shumta janë variablat që janë prekur për shkak të papunësisë, përfshirë këtu besimin në kompetencën e individit apo vetë-efikasitetin, vetë- respektin, identitetin, kënaqësinë e jetës, ndjenja e kuptimit dhe qëllimi në jetë.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top