Këshilla & Arsye

October 12, 2017 | 9:35

Paaftësia për të toleruar mërzinë

i-merzitur

Një nga problemet që përballet njeriu dhe që i shkakton shumë shqetësime është mërzia. Mërzia është një nga temat më të rëndësishme jo vetëm në shkencë, por edhe në filozofi. Të gjithë mendjet e ndritura janë marrë me këtë dukuri tinzare që e lë njeriun në udhëkryq.

Nga Lira Gjika Pediatre

Nga Lira Gjika
Pediatre

Mërzia është nga ato ndjesi që po nuk u përballua shkatërron vullnetin dhe nuk le të zhvillohet vetëdija. Kur mërzia e pushton njeriun, ajo bashkohet me dhimbjen, dyshimin dhe impotencën, prandaj është shumë e rezikshme. Ky aliazh kur krijohet gjymton hezhturazi personalitetin dhe ushqen tendencën antisociale.

Të rriturit në përgjithësi dhe specialistët e mirërritjes dhe edukimit në veçanti, duhet ta vendosin në qendër të vëmendjes këtë dukuri, për ta evituar sa më shumë të jetë e mundur. Një nga detyrat bazë të edukimit, është si të zhvillohet aftësia për të toleruar mërzinë.

Kjo aftësi duhet kultivuar tek fëmija që në moshë të vogël, por jo nëpërmjet frikës dhe kërcënimit, por nëpërmjet vullnetit dhe tolerancës. Duke e asistuar me qetësi fëmijën, duke i dhënë të drejtë kur mërzitet, duke e nxitur të vazhdojë duke i treguar arritjet e tij. 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top