Disa kërkime në Universitetin e Miami-t kanë vlerësuar disa programe për menaxhimin e stresit, të përshtatura për gratë që vuajnë nga kanceri i gjirit. Studime të hershme kanë treguar se gjatë kohës së fatkeqësisë, sistemi ynë nervor dhe endokrin dërgon sinjale në sistemin imunitar, të cilët na mbrojnë nga sëmundjet. Në përgjigje të kësaj, trupi ynë aktivizon gjene të veçanta brenda qelizave të sistemit imunitar, të ashtuquajturat qelizat e bardha apo leukocitet. Dhe pikërisht për këtë arsye, studiuesit mendojnë se femrat që vuajnë me kancer gjiri paraqesin një përshtatje më të mirë psikologjike gjatë gjithë procesit të trajtimit dhe treguesit kanë përcjellë në shumicën e rasteve ndryshime në rikuperimin e shpejtë dhe më të mirë të këtyre pacienteve. Rezultatet treguan se ndërhyrja e menaxhimit të stresit nxit rikuperimin e pacienteve brenda një viti.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.