Në fokus

March 6, 2019 | 10:14

Pacienti i dytë ku zhduket HIV/AIDS, rrit shpresat për kurimin e virusit vdekjeprurës

Një pacient nga Londra i cili nuk ka pranuar të identifikohet, tashmë është kthyer në personin e dytë në botë që ka shpëtuar nga HIV/AIDS falë transplantit të palcës kurrizore.

Pacienti nga Londra ka qenë i diagnostikuar me HIV dhe përpara dy viteve kreu një transplant të palcës kurrizore, në mënyrë që të shpëtonte nga sëmundja. Duket e pabesueshme, por ndryshimi i gjeneve mund të bëjë mrekulli. Më shumë se një dekadë më parë, Timothy Brown, nga Berlini, tregoi historinë e tij se si u shërua nga kanceri. Ashtu si pacienti nga Londra, ai kreu një transplant të qelizave staminale të palcës kurrizore për të shpëtuar nga kanceri.

Ai dhe pacienti i Londrës morën qeliza staminale nga një donator me mutacion të rrallë gjenetik që përmbante gjenin CCR5 të ndryshuar, duke i bërë ata rezistentë nga viruset vdekjeprurëse.  Që prej kryerjes së transplantit, Brown ka shpëtuar nga sëmundja. Ndërsa pacienti nga Londra tregon se nuk mori ilaçe për 18 muaj pas operacionit dhe analizat treguan se ai nuk është më mbartës i virusit. Mjekët e konsiderojnë këtë një mundësi të madhe që mund të shpëtojë shumë njerëz.

Anton Pozniak, president i Shoqatës Ndërkombëtare të AIDS, thotë se ky do të jetë një moment historik për njerëzimin. Megjithatë, strategjia me transplantim nuk këshillohet të përdoret pasi është tepër e rrezikshme.

“Shpresojmë që kjo strategji për të shëruar sëmundjen, të na çojë në zgjidhjen e një problemi ndërkombëtar. Pavarësisht kostove për studime, duhet të organizohemi duke përdorur teknologjinë për ndryshimin e gjeneve për të arritur më tej”, shton ai.

Ravaindra Gupta, mjeku që kreu transplantin dhe pedagog në Universitetin e Londrës tha se e vetmja mënyrë që mund të avancohet për shërimin e HIV/AIDS është ndryshimi i gjenit CCR5 i cili lejon virusin të hyjë në qeliza. Sipas tij, ndryshimi i gjenit CCR5 në pacientët e infektuar është zgjidhja e duhur.

“Edhe pse miliona njerëz mund ta mbajnë nën kontroll sëmundjen me anë të ilaçeve, zgjidhja e vetme për të shmangur epideminë e HIV/AIDS është vetëm kjo. Ky lajm është tepër i rëndësishëm sepse janë rreth 36 milionë njerëz në mbarë botën të diagnostikuar me këtë sëmundje, kështu që të paktën të bëjmë të mundur që pjesën tjetër të jetës ta kalojnë pa varësinë e ilaçeve,” shton Gupta.

Ndërsa Gupta tregon përfitimet e transplantit, pacienti i paidentifikuar tregon se ka qenë një rrugëtim i vështirë por edhe shumë i bukur pasi i shpëtoi jetën.

 

 

Burimi / gazetasi.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top